Futboll Seria A Sport

ARRIN MARRËVESHJEN ME BAYERN/ Perisic kalon me sukses vizitat mjekësore, mungon zyrtarizimi

Ivan Perisic tashmë mund të konsiderohet një futbollist i Bayern Munchen.

Sulmuesi kroat ka kaluar me sukses vizitat mjekësore te Bayern Munchen dhe ka firmosur kontratën e tij me klubin bavarez nga e cila, Perisic do të përfitojë rreth 600 mijë euro më shumë sesa përfitonte tek Interi, pasi paga e tij te kampionët e Gjermanisë do të jetë 4,6 milionë euro plus bonuset.

Perisic është goditja e parë e Bayernit në sulm në këtë merkato për të zëvendësuar dyshen legjendare Ribery-Robben.

Kroati kërkohej edhe nga Sevilla, por ndërhyrja e trajnerit Niko Kovac i cili e telefonoi personalisht sulmuesin për ta bindur të transferohet në Gjermani.

Nëse paraqitet mirë këtë sezon me kampionët e Gjermanisë përveç 5 milionë eurove që Bayerni do të derdhë në arkat e Interit për huazimin e futbollistit do të paguajë edhe 20 milionë euro për ta blerë në mënyrë përfundimtare kartonin e 30-vjeçarit.

Related posts

E PABESUESHME/ I “vodhi” Tonalin, Milan i merr edhe Kumbullën Interit?

Delo.autor

FULHAM-MANCHESTER CITY/ “Qytetarët” dyfishojnë shifrat, shënon Aguero

Delo.autor

“MENDJA, VETËM NË FUSHË DHE JO JASHTË SAJ”/ Broja: Bëra hap të madh, tani po shijoj momentin

Delo.autor

Leave a Comment