Futboll Kategoria Superiore Sport

MIQËSORJA NË FUNDJAVË/ Kërcet shpulla në fushën e lojës

Tomori “shkund” Apoloninë. Një gol i Mikel Cankës i ka mjaftuar për të mposhtur një kundërshtar të Kategorisë Superiore. Në stadiumin “Bashkim Sulejmani” të Kuçovës u zhvillua një miqësore me ritëm e raste, por në fund ishin beratasit ata që iu gëzuan fi- tores. Skuadrat e nisën shpejt takimin dhe të vendosura mjaft mirë taktikisht: beratasit me një rreshtim 4-5-1 dhe miqtë me 3-5- 2, ku binte në sy aktivizimi nga fillimi i dy beratasve, si Zoga dhe Kumani.

Është Apolonia që kërkon të imponohet, megjithatë Tomori “zgjohet” pas çerekorëshit të parë. Protagonist është Mezini nga e djathta dhe Nako në të majtë, që krosojnë rrezikshëm në zonë për Cankën, Qaton dhe Gavën e Pepën, por goli nuk vjen. Miqtë kanë një mundësi në të 23-ën me Agyaren, por gjuajtja e afrikanit me kokë nuk gjen kuadratin. Përpjekjet e vendësve janë të shumta deri në fund të kësaj pjese, por mbrojtja fierake i sfumon me markime një për një dhe për rrjedhojë kjo pjesë mbyllet 0- 0.

E dyta nis me tension. Pa kaluar 5 minuta, ajo ndërpritet. Një ndërhyrje e ashpër e sulmuesit Artur ndaj mbrojtësit Nako bën që futbollistët beratas të kërkojnë shpjegime. Në moment përplasja zhvendoset mes Mihanës e Cankës. Sulmuesi i fierakëve godet me shpullë atë të beratasve dhe ky i fundit ia kthen. Duhet të ndëshkoheshin të dy, por kryesori Laver Alla vendos ta kalojë pa kartonë. Loja rinis me beratasit më këmbëngulës dhe rastet shoqërojnë njëra-tjetrën. U duk sikur goli erdhi në të 54-ën, por gjithçka mbeti në tentativë. Pepa kroson në zonë dhe Canka me kokë gjen shtyllën dhe teksa topi u duk se po kalonte vijën fatale, largohet nga portieri.

Ka pretendime për gol “fantazmë”, por ndryshe mendon virojtësi. Tomori bëhet edhe më agresiv në sulmet e veta dhe në të 80-ën ia del. Pas një aksioni të gjatë, është Canka që godet gjithë finesë brenda zonës dhe zhbllokon shifrat në 1-0. Pavarësisht përpjekjeve të dy skuadrave për të shënuar dhe zëvendësimeve të kryera nga dy trajnerët respektivë, është Tomori që mbron fitoren deri në vërshëllimën fina- le të arbitrit.

Related posts

Alisson: E ardhmja ime do të vendoset para Botërorit

Sadik.Autor

Klopp refuzon Bayern: Dua të fitoj titullin në Premier League

Q.Autor

VAZHDON SHKËLQIMIN/ Uzuni nuk gabon, sulmuesi kuqezi gjen golin e parë Europa League ndaj Betis (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment