Futboll Sport

E BUJSHME/ Kaq para fituan në Europa Ligë disa nga ekipet kryesore

Një ndër klubet që ka fituar më së shumti në këtë garë është Arsenali, pasi që ka marrë në total 37 779 447 milionë euro

Eliminimi i hershëm nga Europa Liga i ekipeve angleze ka bërë që Arsenalit të jetë fituesi më i madh në kuptim financiar në këtë garë.

Londinezët kanë fituar 37 779 447euro, ku 29 milionë euro kanë ardhur nga marketingu, i cili ndahet nga ekipet që janë në të njëjtën ligë apo që garojnë në të njëjtën ligë.

Arsenali ishte njëri prej ekipeve të vetme që garojë në këtë ligë sezonin e kaluar, pasi që skuadrat e tjera angleze ishin eliminuar më herët në këtë garë, e që ishte vetëm Everton por që u eliminua qysh në fazën e grupeve nga kjo garë.

Europa Ligë ka bërë që të fitojnë mirë edhe Atalanta dhe Milan më rreth 12 milionë respektivisht 14 sezonin e kaluar, derisa Lazio ka fituar 17 milionë në çerekfinale.

Derisa paratë për këtë garë janë rritur në sezonin e ri, numrat tregojnë që trupi qeverisës i futbollit europian ka treguar një dallim të madh në mes të këtyre skuadrave në Ligën e Kampionëve kur është puna tek bërja e baraspeshimit të saj.

Përderisa Juventusi ka fituar 80 milionë euro për arritjen e tyre në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Lazio ka fituar 17 250 363 euro për arritjen në fazën e njëjtë në Europa Ligë.

Milan ka kaluar në dy raunde të kualifikimit dhe ka arritur në 1 të tetën e finales, duke fituar 13 937 221 pa përfshirë shitjen e biletave.

Atalanta ka fituar për paraqitjen e tyre në 1/16 e finales duke marrë 12 272 352 euro.

Kampionët e Europa Ligës kanë marrë vetëm 16 milionë euro, por ata kanë fituar edhe 32 milionë euro të tjera nga Liga e Kampionëve, ku u eliminuan në fazën e grupeve.

Finalisti Marseille ka fituar 22 966 178 euro.

Related posts

“EURO 2020″/ Pas një goditje nga këndi, Embolo ndëshkon me kokë Uellsin (VIDEO)

Delo.autor

Bayern Munchen pranon gabimin që ka bërë

Q.Autor

ÇUDIA/ Sulmuesi i Chelsea largohet drejt Italisë, tek ekipi që askush se priste…

Isa.Autor

Leave a Comment