Bundesliga Futboll Sport

DISFATA NDAJ LEVERKUSENIT/ Muller fajëson ekipin: Duke folur nuk shkojmë shumë larg

Tomas Myler ishte shumë i zhgënjyer pas disfatës në Leverkusen. Lojtari i kombëtares gjermane fajëson skuadrën që nuk arriti të shënonte golin e sigurisë. “Ishte një ndeshje shumë e luftuar. Ritmi ishte i lartë nga të dyja skuadrat. Në pjesën e dytë ata na dominuam, por jo në atë mënyrë që pretendoni ju”, u shpreh Myler.

“Duke folur nuk shkojmë shumë larg, nuk ka rëndësi se çfarë them dhe çfarëdo të them unë nuk do na sjellë pikët që lamë në fushë. Tani duhet të fokusohemi te takimet e radhës”. Tomas Myler ishte njeriu që dha asistin në golin e parë të shënuar nga Leon Gorecka.

Related posts

“NDIZET DRITA JESHILE” TEK INTERI/ Ja dy lajmet e mira për Spalletin në prag të sfidës Europa League

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Koeficientët bëjnë rrëmujë klubet, shorti rrezikon grupe kaotikë

Isa.Autor

I PAPARASHIKUESHËM/ Pogba IRONIZON veten, bën GARË me një BRESHKË (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment