Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Në Spanjë e çojnë te REALI, Pochettino jep formulën gjeniale për TRANSFERIMIN

Mauricio Pochettino ka hedhur tutje të gjitha raportimet, sipas të cilave ai do të zëvendësojë Lopetegui te Real Madrid, ndërkohë që Tottenham përgatitet të përballet të hënën në Wembley kundër Manchester City. Trajneri i Spursave refuzoi interesimin dhe ofertën e Los Blancos, të bërë gjatë verës, kur Zinedine Zidane u dorëhoq nga madrilenët, madje nënshkroi një kontratë të re 5-vjeçare me Tottenham. Por, ndërkohë me Lopetegui që po lufton për mbijetesë te Reali, raportimet e mediave spanjolle kanë informuar se presidenti i Los Blancos, Florentino Pérez, po shpreson që të tundojë argjentinasin të ndryshojë mendje. Por Pochettino ka insistuar se ai është tërësisht i angazhuar te Tottenham, pavarësisht vonesës në rikthimin e ekipit te stadium i ri.

“Ndodhem në një vend të huaj, me anglishten time jo të mirë. Nuk e ndjek shumë median, sepse nuk jam shumë i përfshirë në mediat sociale. Sepse nuk kam llogari në rrjetet sociale, nuk marr informacione. Kjo është arsyeja pse flokët e mi dhe fytyra ime duket më e re se mosha që kam. Gjëra të tilla ndodhin në futboll dhe nuk ke si ndryshon gjërat. Është normale në atë biznes. Sugjerimi im është të dalësh jashtë, nëse dëshiron të kesh një jetë të mirë dhe të qetë”, deklaroi Pochettino duke iu shmangur pyetjes direkte mbi qëndrimin e tij ndaj raportimeve të mediave, sipas të cilave ai do të zëvendësojë Lopetegui te Real Madrid.

Related posts

TRONDITET JUVENTUSI/ Dhimbje koke për Allegri, ja kush rrezikon OPERIMIN

Isa.Autor

E KËRKON BARÇA/ Flet mbrojtësi: Do të QAJ, kur të iki nga Napoli, sepse këtu më kanë…

Isa.Autor

ÇALON MBROJTJA E MILANIT/ Vetëm dy ekipe aq keq sa kuqezinjtë

Isa.Autor

Leave a Comment