Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Ish-sulmuesi do të bashkohet me RONALDON tek Juventusi

Situata e Alvaro Morata është e komplikuar te Chelsea. Ai nuk po luan titullar dhe zërat mediatikë nga Anglia tashmë theksojnë se lojtari spanjoll dëshiron të gjejë një rrugëdalje në merkaton e janarit. “The Sun”, tabloidi i njohur britanik, madje tregon edhe ekipin, ku sulmuesi do të rehabilitohej më mirë.

Bëhet fjalë për Juventusin, ku ka luajtur e shkëlqyer më parë, ekip në të cilin do të gjente Cristiano Ronaldon, si në eksperiencën e tij në Madrid. Bashkë me yllin portugez dhe momentin e rëndësishëm të Mandzukic, sulmuesi spanjoll do të kompletonte një repart ofensiv të frikshëm, gati për të fituar Ligën e Kampionëve.

Gjithashtu, në Itali theksojnë se Milani e ka me të kuqe emrin e spanjollit në listën e mundshme të përforcimeve, duke nisur nga janari. Vetë Morata është i qartë se duhet të largohet nga Chelsea për të luajtur rregullisht, çka i lejon atij të jetë pjesë e kombëtares së Luis Enrique. Në të kundërt, do ta humbasë vendin aty, sikur ndodhi me të edhe për Botërorin e Rusisë.

Related posts

TRANJERI I BAYERN-IT/ Jemi të zemëruar dhe të trishtuar

Isa.Autor

E KËRKON INTERI/ Mesfushori i talentuar brazilian shumë pranë klubit anglez…

Isa.Autor

YLLI REALIZON GOLA NË 52 NDESHJE/ Manchester City fiton kur Sterling shënon, ja statistikat e frikshme

Delo.autor

Leave a Comment