Champions League Futboll Sport

E PABESUESHME/ Humbja më e thellë nën drejtimin e Atletikos. Ja çfarë thotë Simeone për Dortmundin

Dortmund ka arritur një fitore spektakolare 4-0 mbrëmjen e djeshme në Ligën e Kampionëve ndaj Atletiko Madridit.

Kjo përkon edhe me humbjen më të thellë të trajnerit Simeone në krye të kryeqytetasve spanjollë.

Ai e ka drejtuar Atletikon për 360 ndeshje dhe nuk i kursen lëvdatat për gjermanët.

“Borusia më mahniti, luajtën në mënyrë praktike, dinamike dhe evituan mbajtjen e tepruar të topit. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i përgëzoj sepse janë në rrugë shumë të mirë dhe duhet ta ruajnë këtë stil loje. Nuk e mendojmë garën për vendin e parë apo të dytë. Të presim dhe të shohim sepse janë edhe 3 takime për të luajtur. Objektivi ynë është të kualifikohemi”, përfundoi tekniku argjentinas.

Atletiko ka 6 pikë pas 3 takimesh dhe ndodhet në vendin e dytë pas Dortmundit që udhëheq me 9 pikë.

Vendi i tretë dhe i 4-t ndahet nga Monako dhe Bruzh, respektivisht me nga 1 pikë.

Related posts

Shënoi dhe festoi çuditshëm/ Bushiç: Me Bathën imituam Mbappen…

Isa.Autor

“NUK JAM BËRË PISHMAN PËR BRAZILIN”/ Ançeloti më serioz se kurrë: Fjalët i merr era, dua reagim në fushë

F.autor

E PAPRITUR/ Mancini merr lajmin e hidhur, Immobile braktis Italinë. Ja kush e zëvendëson…

Delo.autor

Leave a Comment