Futboll Premier League Sport

“DO TË JEMI…”/ Mane tregon ëndrrën: Zgjohem çdo mëngjes duke i përkëdhelur…

Sadio Mane, sulmuesi senegalez i Liverpool, ka paralajmëruar rivalët për titull në Premier League se këtë vit askush nuk do t’ua heqë titullit nga duart. “Reds” kanë 4 pikë avantazh ndaj Manchester City në kampionat, janë kualifikuar për në raundin tjetër të Champions League dhe kanë bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në këtë pjesë të sezonit.

Mane me shokë kërkon që të rikthejnë në “Anfield” një titull që mungon që prej vitit 1990, ndaj te Liverpool janë të bindur se mund t’ia dalin mbanë. “Nuk jemi ekip me dështakë, do të jemi kampionët e rinj të Anglisë. Unë jam plotësisht i bindur se ne do të jemi kampionët e ardhshëm në Premier League. Nuk e kam menduar për asnjë moment të kundërtën dhe jemi të vendosur për ta arritur objektivin”, tha Mane.

Me 57 pikë në 22 ndeshje, ekipi i trajnerit Klopp ka treguar se këtë vit është në formë të shkëlqyer, paraqitje që “reds” synojnë ta vazhdojnë edhe në sfidën e radhës, ndaj Crystal Palace. “Të gjithë kemi një ëndërr të madhe, të fitojmë si në Premier League ashtu dhe në Champions League. Çdo mëngjes zgjodhem duke i përkëdhelur të dy trofetë, ndaj do të jap maksimumin për ta realizuar këtë dëshirë”, u shpreh Sadio Mane.

Related posts

ARMANDO BROJA PARTNER SULMI ME CRISTIANO RONALDON? Në Angli diskutohet hipoteza e bujshme

F.autor

FRANCË-BELGJIKË/ Gjysmëfinalja e Botërorit vlen 1.7 miliardë euro

Isa.Autor

Mahrez zgjedh klubin e ri, bëhet fjalë për top ekipin e Evropës

Q.Autor

Leave a Comment