Sport Të tjera

Kampionati i TAEKWONDOS/ Sportisti SHQIPTAR valvit flamurin KUQEZI në SERBI

Sportisti shqiptar i taekwondos, Elord Gjana, ka marrë pjesë në Kampionatin Serbia Open-G1. Ky kampionat konsiderohet me nivelin më të lartë në aktivitetet “G”, ku sportistët kanë mundësi të grumbullojnë pikë olimpike. Sportisti shqiptar, Elord Gjana, arriti të renditet në vendin e tretë, duke fituar dy ndeshje.

Ndeshjen e parë e pati ndaj një kundërshtari nga Polonia, të cilin e mundi me rezultatin 22-10. Ndeshja e dytë ishte ndaj një tjetër rivali pretendent, pikërisht kundër një gjermani. Edhe këtë takim, Elord Gjana, e fitoi me rezultatin 29-20.

Në përballjen e tretë, Gjana, pati si kundërshtar një sportist nga Senegali. Ndaj tij arriti të ishte në barazim në tre raunde, duke kaluar në raundin shtesë. Pikërisht në raundin e katër të përballjes, Gjana humb ndaj senegalezit me 2 pikë diferencë. Më herët ndaj këtij rivali, Elord Gjan, kishte fituar një vit më parë në Kampionatin Botëror të Taekwondos.

Në përfundim të këtij kampionati, Elord Gjana, arriti të renditej në vendin e tretë në peshën e -54kg, duke grumbulluar në total dhe 20 pikë olimpike. Pas një jave, sportisti i ekipit “ORTEK”, do të ndeshet sërish në një kampionat të nivelit “G”, ku shpreson të fitojë medaljen e artë.

Related posts

DE ROSSI TEK BOCA JUNIORS/ Legjenda Maradona i dërgon mesazhin e parë: Nuk të njoh, por…

Delo.autor

156 NDËRHYRJE NË LA LIGA/ Disa skuadra ndihen të penalizuara. Mësoni si ka ndikuar VAR-i në Spanjë

Delo.autor

CHAMPIONS CUP/ Tottenham-Milan: Golat s’duhet të mungojnë në këtë ndeshje

Sadik.Autor

Leave a Comment