Futboll Shqipëri Sport

E FUNDIT/ Ardian Mema lë në stol Ngoo me shokë, prezantimi zyrtar bëhet të hënën

Një ditë më parë, Ardian Mema, nisi punën zyrtarisht me Tiranën duke dalë në stërvitje me ekipin bardheblu. Sot, një ditë më pas, trajneri ka zhvilluar një analizë të gjatë me lojtarët dhe stafin. Në orën 14:30 ishte lajmëruar për një ndeshje miqësore mes Tiranës dhe ekipit U-19 të Akademisë. Ndeshja nisi gati dy orë me vonesë, pasi trajneri Mema zhvilloi një analizë të detajuar me të gjithë lojtarët, duke u shpjeguar se çfarë do të ndodh tani e tutje.

Tekniku u ka shpjeguar lojtarëve skemat taktike, që do të zbatohen në skuadër, por njëkohësisht ka dhënë këshilla individualisht për lojtarë të caktuar. Analiza ka përfunduar rreth orës 15:45, ndërsa më pas trajneri ka përzgjedhur edhe 11-të lojtarët të cilët luajtën ndeshjen miqësore me të rinjtë e akademisë.

Vështirësitë për trajnerin shtohen tashmë, pasi presioni për pikë është i madh, por njëkohësisht teknikut bardheblu i duhet të sajohet me lojtarët që gjeti. Në fakt merkato e dobët ishte një nga problemet e ngritura edhe nga ish-trajneri Ze Maria, i cili theksoi para largimit se futbollsitët nuk i kishte sjellë ai. Ndaj gjatë këtyre ditëve, në seancat stërvitore, Ardian Mema, do të duhet të provojë shumë lojtarë për të vendosur për titullarët.

Por gjatë ditës së sotme, në sy ra fakti, që shumë nga lojtarët e afruar gjatë verës u ulën në stol, por edhe ata të sezonit të kaluar. Kështu Ngoo me shokë u ulën në stol, përfshi dhe futbollistët afrikanë. Edhe pse ishte një ndeshje miqësore kjo ndaj Akademisë, Ardian Mema, zgjodhi lojarët më në forëm, dhe kryesisht lojtarët të cilët kanë qenë pjesë e hershme e skuadrës.

Sakaq prezantimi i trajnerit të ri do të bëhet ditën e hënë. Klubi ka vendosur të jetë në heshtje për mediat, deri sa Ardian Mema të prezantohet zyrtarisht dhe të firmoset kontrata mes tij dhe Presidentit Refik Halili. Sakaq ish-trajneri Ze Maria ende nuk është larguar nga Shqipëria, pasi pritet të mbyllet procesi i zgjidhjes së kontratës.

Mësohet që braziliani do të organizojë dhe një darkë lamtumire me futbollistët, të cilët i trajnoi për një vit e gjysëm. Ndeshja e sotme miqësore brenda familjes bardheblu, është ndjekur me interes të lartë nga tifozët, por edhe familjarët e futbollistëve.

Related posts

U GËZUA GOLIN PËR DORTMUND/ Shikoni DËMTIMIT e trajnerit Favre pas FETIMIT (VIDEO)

Delo.autor

‘Ëndrra’ për t’u transferuar tek Barcelona i ka kushtuar shtrenjtë Coutinhos, ja sa ka paguar nga xhepi braziliani

Q.Autor

MURIQI U TRANSFERUA TEK LAZIO/ Fenerbahce e përshëndet me një mesazh special (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment