Futboll La Liga Sport

E KRITIKUAN ASHPËR/ BARÇA tregoi se është më shumë se MESSI kundër Tottenhamit

Barcelona kishte nevojë për një rezultat të mirë në Europë pas disa paraqitjeve zhgënjyese në La Liga dhe kjo ishte një mënyrë e rëndësishme që ata të fillojnë të pavarësohen nga varësia në Lionel Messi, që ishte evidente në dy sezonet e fundit në Ligën e Kampionëve në ndeshjet jashtë Camp Nou. Ajo çfarë ndodhi në Wembley ku lojtarët e tjerë ishin të parët që shënuan, duke e vënë në pjesën e dytë golat e Messi si një pjesë torte për të treguar se kjo skuadër mund të fitojë edhe pa Messi.

I pari që shënoi ishte Philippe Coutinho i cili përfitojë nga një ndryshim i Ernesto Valverdes duke strartuar me tre lojtarë në sulm në vend të Dembele.

Coutinho ishte në gjendje që të shënoi dhe të krijoi më shumë solidaritet në mesfushë derisa gjërat nuk shkonin mirë për skuadrën, derisa ai tregoi se di të shfrytëzoi gabimin e Lloris për të shënuar golin e parë kundër Spurs kurse tani ai ka shënuar tre gola këtë sezon, që është numër i barabartë me Luis Suarez dhe Ousmane Dembele.

Ivan Rakitic po ashtu shënoi kundër Spurs për të treguar vlerat e tij pas kritikave javëve të fundit, duke shënuar një gol të bukur me vole.

Barcelona gjithmonë është varur nga Messi por kur hynë në pjesën e dytë me dy gola epërsi ai është në gjendje që të shënoi prapë dhe këtë e bëri duke shënuar dy, dhe pesë në përgjithësi në dy ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Në anën tjetër Suarez dështoi përsëri për të shënuar dhe tani ai është hyrë në tri vite pa shënuar gol jashtë Camp Nou në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, ai arritur që të mbështes shumë mirë Messi në sulm por një gol do t’ia bënte më të lehtë atij që të luante më mirë në ndeshjet e ardhshme.

Related posts

“ROMELU LUKAKU VLEN MË SHUMË SE LEWANDOWSKI”/ Bobo Vieri: Inter i dënuar për titullin, por…

Delo.autor

Rritet me 350% çmimi i aksesorit, “hajmalia” që po i sjell fat Anglisë në Botëror (FOTO)

Isa.Autor

MILAN ME SYTË NGA E ARDHMJA/ Drejtuesit e “Kuqezinjve” duan “Kakanë e Gjermanisë”… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment