Champions League Futboll La Liga

Real, pas fitores në Champions përgatit goditjen e radhës ndaj PSG-së

Real Madrid duket se ka gjetur më në fund formën e duhur dhe, pas fitores 3-1 të arritur të mërkurën në mbrëmje kundër Paris Saint-Germain, ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt çferekfinaleve të Champions League dhe mbrojtjes së titullit.

Madrilenët e kanë bërë këtë falë golave të Cristiano Ronaldo-s, i cili është 33 vjeç dhe nuk mund të thuhet se është më një djalosh. Për këtë arsye Florentino Perez është i detyruar të mendojë për të ardhmen dhe për një pasardhës të denjë të portugezit.

Ai pasardhës duket se është gjetur dhe quhet Neymar Jr.. Braziliani, i cili ka qenë në hije në takimin e luajtur në “Bernabeu”, nuk duket se është shumë i lumtur në Paris dhe, sipas shtypit francez, ka shumë mundësi që të largohet nga PSG në të ardhmen e afërt.

Tani, sipas “Mundo Deportivo”, duket se Real Madrid ka bërë gati planin e sulmit për të siguruar Neymar. “Los Blancos”, duke shfrytëzuar pikërisht pakënaqësinë e lojtarit, do të provojnë ta marrin atë në verën e 2019-ës, dy vite pas largimit të tij nga Barcelona.

Related posts

LIVE/ Partizani-Skënderbeu: Teqjas i shpëton topi nga duart, e pabesueshme çfarë humbet Belica (VIDEO)

Isa.Autor

Pastore titullar te PSG, por Interi nuk dorëzohet. Brozoviç drejt La Ligës

Q.Autor

FUTBOLL FEMRA/ I ngriti kurth shoqes që t’i merrte vendin në formacion, zbulohet skandali tek PSG

Delo.autor

Leave a Comment