Futboll Seria A Sport

E MASAKROI NË STËRVITJE/ Ibra: Pasi e GODITA me kokë, filloi të LUTEJ DUKE QARË

Ibrahimovic do të kthehet te Milan? Një ëndërr për shumë tifozë kuqezinj, por edhe për ata që janë neutralë, që nuk mund të mos e vlerësojnë kthimin e Mbretit. Dhe, duke parë se po flitet për një kthim të mundshëm të suedezit në Milanello, nuk mund të mos flitet për një nga momentet më të çuditshme të karrierës kuqezi të suedezit, ai që ka të bëjë me përplasjen me Onyewu…

Të dy janë përleshur në 2010-ën, kur ishin shokë skuadre te Milan-i. Në librin e tij, i publikuar pjesërisht te “Mirror”, Zlatan ka shpjeguar me detaje atë që ka ndodhur mes të dyve. Gjithçka ka filluar me një batutë të fenomenit suedez, i cili është tallur me mbrojtësin, duke i thënë atij “je i madh sa një shtëpi”.

Oguchialu Chijioke Goma Lambu Onyewu (Gooch, siç e quajnë në atdhe) nuk e ka marrë mirë, përkundrazi. Lojtari me origjinë nigeriane e ka akuzuar për mungesë respekti dhe për sjellje të pahijshme ndaj kundërshtarëve në fushën e lojës dhe ka shtuar se ai nuk ia kishte frikën. Fërkimi ka vazhduar: Onyewu ka reaguar, Zlatan e ka provokuar gjatë një ndeshjeje stërvitore në Milanello. Ibra ka përdorur takat, por mbrojtësi ka arritur ta shmangë. Kur suedezi ka provuar përsëri, Oguchi i ka dhënë një goditje me shpatull, me Ibran që është kundërpërgjigjur me një goditje me kokë.

Më pas kanë ardhur grushte, shqelma dhe një goditje me gju, që i ka thyer një brinjë sulmuesit. Ky i fundit nuk e ka dhënë veten dhe ka provuar të kundërsulmojë. Sherri ka zgjatur shumë, siç ka kujtuar edhe Gattuso dhe në fund është dashur ndërhyrja e të gjithë ekipit për t’i ndarë. Massimiliano Allegri, trajneri i Milan-it në atë kohë, ka qenë i detyruar të ndërpresë seancën stërvitore.

Zlatan ka shpjeguar se gjëja që e ka acaruar më shumë ka qenë: “Në një moment ka filluar të lutet teksa qante. Ka bërë shenjën e kryqit dhe unë mendova ‘çfarë do të thotë’? Jam zemëruar akoma më shumë. E konsiderova një provokim”. Ndoshta, Zlatan është acaruar për faktin se shoku i tij i skuadrës i është drejtuar Perëndisë dhe… jo Zotit të Futbollit, domethënë atij vetë. Gjithsesi, është humbur një rast që të dy lojtarët të viheshin përsëri përballë njëri-tjetrit. Deri vitin e kaluar, Onyewu luante me Philadelphia Union, por është tërhequr nga futbolli… kur Ibra ka shkuar te Los Angeles Galaxy. Një rastësi?

Related posts

BAJRAMI RIKTHEHET NË MODË/ Dy ekipe në Serie A vihen pas fantazistit kuqezi

F.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Young Boys mposh me përmbysje Manchester United në frymën e fundit

Delo.autor

PRAPASKENA/ James refuzoi Zidane, gjigantët e Anglisë kanë nisur sulmin

Delo.autor

Leave a Comment