Futboll La Liga Sport

ÇFARË PO NDODH/ 25 minuta në dy muaj, situatë misterioze e brazilianit tek Barcelona, pritet që…

Malcom u nis për te Roma, por rrugës ndryshoi krejt papritur drejtim, duke përfunduar te Barcelona. Pati shumë polemika për këtë lloj transferimi, i cili vijon të rrethohet me mister për faktin se me katalanasit, braziliani ka luajtur vetëm 25 minuta deri tani.

Nuk është kurrsesi një fillim emocionues i sezonit për lojtarin sulmues të Barcelonës. Dhe ka arsye sipërfaqësore, të mjaftueshme për ta konsideruar të pritshme këtë situatë: në ekip, përveç Suarezit dhe Messit, është edhe Coutinho me Dembelè. Me pak fjalë, një repart ofensiv, në të cilin dikush duhet domosdoshmërisht të qëndrojë jashtë.

Dhe ky dikushi, për shkak të lëndimit, por mbi të gjitha të zgjedhjeve teknike, është pikërisht talenti, që u shfaq në “ekspozitë” te Bordo dhe më pas u shit në Spanjë. Dhe në “Camp Nou”, ai thjesht nuk mund të ketë një mundësi të rëndësishme, as në Ligën e Kampionëve dhe as në La Liga.

Gjashtë minuta kundër Valladolid, një e katërta e një ore kundër Leganes, tri ndeshje të humbura nga një dëmtim ligamenti dhe pesë ndeshje pa e parë kurrë fushën. Ky është produkti i deritanishëm i Malcom te Barcelona. Për ndeshjen e fundit kundër Valencias, braziliani nuk u përfshi fare nga trajneri Valverde në listën e lojtarëve të grumbulluar.

Para tij qëndrojnë në stol si zëvendësues Dembelè dhe Munir. Sezoni është ende i gjatë, por shëmbëlltyra e tij të kujton atë të Yerry Mina, asnjëherë protagonist në Barcelonë. 41 milionë eurot e shpenzuara për të nuk janë pak, aq më tepër që nuk po figuron as në stol. Dhe të kesh parasysh se ndodhi ajo që të gjithë e dinë me Romën, klubi katalanas duket se ka gabuar në këtë rast. Shpenzim marramendës për një lojtar që përfundon thuajse rregullisht në tribunë…

Related posts

“JAM DUKE U PËRBALLUR ME NJË SËMUNDJE”/ Ish-mbrojtësi i Realit tërhiqet nga futbolli: Kisha dhimbje të mëdha…

Delo.autor

Në javën e fundit të Premier League do të luhet vetëm për parà…

Sadik.Autor

SHTETRRETHIM/ Organizimi për ndeshjen ndaj Izraelit, edhe gazetarët kërkohen 2 orë para

Isa.Autor

Leave a Comment