Champions League Futboll Sport

E PABESUESHME/ INTERI duhet të HUMBASI në “Camp Nou”, që të FITOI Championsin

“Camp Nou” nuk duhet jetë edhe aq i frikshëm për Inter-in. Përkundrazi. Precedentët janë inkurajues. Po, është e vërtetë se statistikat flasin për pesë përballje të mëparshme në Europë dhe vetëm një fitore, por këto shifra duhen interpretuar në mënyrën e duhur. Në fakt, humbjet më të rënda ka qenë shpesh pa pasoja ose të frytshme për zikaltrit.

1959
Hera e parë e Inter në “Camp Nou” ka qenë për Kupën e Panaireve: skuadra e Angelo Moratti-t është vënë në provë në Europë kundër një prej skuadrave më të mira të asaj kohe. Ndeshja është fituar 4-0 nga spanjollët, por ka qenë fillimi i një legjende. Tek ajo Barcelonë luante Luis Suarez dhe në stol ishte Helenio Herrera. Moratti ka rënë në dashuri me të dy dhe i ka marrë në Milano. Një lëvizje që rezultoi të ishte shumë e goditur.

2002/2003
Kanë kaluar shumë vite dhe Inter është kthyer në Champions. Gjithçka ka qenë ndryshe, edhe cilësia e dy skuadrave. Ajo Barcelonë, kur ishte në një natë të mirë, dukej sikur vinte nga një planet tjetër. Skuadra e Cuper është mbrojtur si të mundej, por ka pësuar tre gola. Fatmirësisht për zikaltrit ka qenë vetëm faza me grupe dhe humbja ka qenë pa pasoja. Inter, në fakt, ka arritur deri në fazën gjysmëfinale në atë sezon.

2009/2010 akti I
Në sezonin e “Triplete” askush nuk mund ta imagjinonte, veçanërisht në ndeshjet e para, atë që do të ndodhte në fund. Inter dhe Barcelona janë përballur në fazën me grupe dhe vendasit kanë fituar me lehtësi kundër zikaltërve, që kthehen në Milano me një humbje 2-0.

2009/2010 akti II
Gjithçka ka ndryshuar më 28 prillin e 2010-ës. Inter është kthyer në “Camp Nou”, por këtë herë ka qenë lojë finalja e Madridit. Barcelona luante një futboll të mrekullueshëm dhe kishte shumë besim, pavarësisht humbjes 3-1 të pësuar në Milano. “Remuntada” dukej një formalitet pas golit të avantazhit dhe kartonit të kuq të marrë nga Thiago Motta. Por Inter ka ngritur murin… kinez dhe ka arritur të limitojë dëmet. Ka humbur, por ka qenë një humbje e ëmbël: 1-0 dhe Mourinho ka fluturuar në finale, me zikaltrit që kanë realizuar “Triplete”-n.

Related posts

E PABESUESHME NË AMERIKË/ Tensione në Los Angeles-America. Trajneri goditet dhe më pas merr të kuq (VIDEO)

Delo.autor

“TULIPANI” PREMTUES/ Kluivert vendos REKORD në Champions, lë prapa shumë LEGJENDA

Isa.Autor

NJË SILURË NGA ARTHUR/ Shikoni super golin e Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment