Futboll Seria A Sport

ULTIMATUMI I RANGNICK/ 61-vjeçari humb durimin, i bën presion shefit të Milanit

Ralf Rangnik, mbete kandidati numër një për pankinën e Milanit në sezonin 2020- 2021. Prej ditësh përflitet një takim i tij me pronarët e fondit “Elliott”. Gjithçka duhet të ndodhë në Londër e data më e mundshme është fundjava e ardhshme. Në fakt, më shumë se sa ballafaqimi me krerët e Milanit, tekniku gjerman mezi pret të ketë një bisedë “kokë më kokë” me Ivan Gazidhsin.

Sipas “SKY”, 61 vjeçari dëshiron të diskutojë disa detaje lidhur me punën e tij pasi të ketë nënshkruar kontratën, e cila dukshëm, përbën vetëm një formalitet. Siç e kemi thënë edhe më parë, ai ka kërkuara liri totale veprimi, çka duket se ka gjetur konsensusin e amerikanëve që zotërojnë “Djallin”.

BISEDA – Ralf Rangnik njihet si vizionar në punën e tij, por për bisedën e me administratorin e Milanit, teknologjinë e sheh si një pengesë. Gjermani po bën presion për një takim ku palët do të shihen në sy e do të marrin vendimet bazë për atë që pritet të jetë revolucioni i radhës te kuqezinjtë. Një vakt së bashku, një shtrëngim dore, është mënyra me të cilën Rangnik di të bindë më shumë, të paktën kështu i ka ndodhur në kontaktet që ka pasur në karrierë me klubet ku ka punuar apo edhe për të “joshur” futbollistë që kanë pranuar të luajnë nën urdhrat e tij.

ralf-rangnick-leipzig-1535572049-17411

DOPJO-ROL – Te Milani duan t’i besojnë një projekt në 360 gradë dhe nëse Rangnik nuk gjen një trajner të denjën, mund të bëjë vetë rolin e dyfishtë. Klubi do t’i sigurojë 80 milionë euro buxhet, të cilat mund t’i shtohen para nga shitjet e mundshme të Kesit apo Paketas.

Sa për stafin, do të ketë të paktën 8 bashkëpunëtorë e jo 18 siç ishte përfolur në një moment të parë. Të besuarit e Rangnik do të shpërndahen në ekipet zinxhir dhe si asistentë në skuadrën e parë, teksa vetë gjermani do të jetë arkitekti i Milanit të së ardhmes. As takimit me Gazidhisin, do të jetë më e qartë nëse 61 vjeçari do të jetë thjesht drejtues, apo edhe trajneri që duhet të udhëheqë ekipin drejt rikthimit te suksesi.

Related posts

BARCELONA I MBYLL DERËN PAULO DIBALËS/ Ksavi: Është një i mbivlerësuar!

F.autor

CMENDET NAPOLI/ Bën lëvizjen e parë për dy yjet e Seria A

Isa.Autor

Manchester United i gatshëm të bëjë ofertë për mbrojtësin 60 milionësh të Real Madridit

Q.Autor

Leave a Comment