Futboll Sport

E PABESUESHME/ Konsiderohen “yje”, dy futbollistët RRAHIN BARBARISHT zyrtarin e shtetit (VIDEO)

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në Rusi. Dy futbollistët e Zenit Shën Petërburgut dhe Krasnodarit Aleksandër Kokorin dhe Pavel Mamaev janë përfshirë në një incident të rëndë në Moskë teksa kanë sulmuar dhe rrahur një zyrtar të Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë në një prej kafeneve të kryeqytetit rus.

Ngjarja është regjistruar nga njëra prej kamerave të lokalit. Pamjet bënë xhiron e shpejtë në të gjitha rrjetet sociale. Pas lajmi pushtoi mediat vendase dhe të huaja, dy klubet e Superligës Ruse Zenit dhe Krasnodar kanë reaguar zyrtarisht duke dënuar ashpër sjelljet e dy futbollistëve duke theksuar se do të merren vendime ekstreme ndaj tyre.

Madje, klubi i Krasnodarit veçoi se po shqyrton mundësinë e ndërprerje së kontratës me futbollistin Mamaev.

“Në këtë moment po studiojmë mundësinë e prishjes së kontratës me lojtarin (Pavel Mamaev). Fatkeqësisht, kontratat hartohen në mënyrë që të mbrojnë sportistët profesionistë sa më shumë të jetë e mundur. Por, ne do të bëjmë gjithçka për të arritur këtë synim”, shkruhet në deklaratën zyrtare të klubit të Krasnodarit.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme ruse ka nisur një hetim për incidentin e ndodhur.

Kokorin konsiderohet njëri prej talenteve më premtues të futbollit rus duke regjistruar 48 prezenca me Kombëtaren. Për shkak të një dëmtimi të rëndë në sezonin e fundit të Europa League, sulmuesi humbi pjesëmarrjen në Kupën e Botës.

Related posts

TEUTA-KUKËSI/ Pranë golit verilindorët, shtylla ndal Kristal Abazajn (VIDEO)

Delo.autor

SPEKTAKOLAR/ “Çmendet” mesfushori SHQIPTAR, shënon 2 supergola për 3 minuta (VIDEO)

Isa.Autor

PORTIERI “HARRON” PORTËN/ Mertens shënon golin e vitit nga 40 metra (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment