Champions League Futboll Sport

E PABESUESHME/ Man.United-Juventus në Champions, Ronaldo rikthehet në shtëpi, në fushë edhe Real, Bayern e City

Manchester United-Juventus është dueli me më shumë interes i mbrëmjes së sotme në Champions League. Dy skuadrat favorite të grupit H përballen në “Old Traford” në kërkim të lavdisë ku Ronaldo rikthehet në stadiumin mitik dhe Pogba përballet me të shkuarën e tij.

Mario Mandzukiç i dëmtuar nuk është në dispozicion të trajnerit Allegri i cili ka zgjedhur të luajë me skëmën 4-4-2 dhe Dybala pritet titullar. Tekniku ka frikë ka fiziku i skuadrës angleze ndërsa portugezi në konferencë ka thënë se nuk mendon për akuzat për përdhunim dhe se ndihet një mashkull i lumtur.

Për ndeshjen Ronaldo sqaron:

Në Manchester kam kaluar vite shumë të bukura dhe United është një skuadër e madhe por Juventusi është një ambient special dhe sot fitojmë ne.

Cristiano Ronaldo, futbollist i Juventusit

Skuadra e angleze ka 4 pikë ndërsa Juvja 6 dhe Jose Mourinho do kërkojë fitore në ndeshjen e sotme duke thënë se do provojnë të bëjnë një ndeshje të madhe:

Juventusi nuk është vetëm Ronaldo, ata janë favoritët për ta fituar Championsin e mbyll Special One. Ndeshja tjetër e grupit H është ajo mes Young Boys dhe Valencia.

Krizën e kampionatit Real Madrid kampion në fuqi do kërkojë ta lërë pas në Champions. Në ndeshjet e treta në grupe Los Blancos presin çekët e Viktoria Plzen një takim i lehtë në letër. Nervat në stërvitje kanë qënë të tendosura dhe kapiteni Sergio Ramos ka gjuajtur dy herë me top të riun Reguilon. Grupin G e kryeson CSKA e Moskës me 4 pikë që sot luan ndaj Romës në Olimpico ,ndërsa Real ka 3 pikë.

Manchester City i Pep Guardiolës do të tentojë fitoren e radhës në grupin F në të ftohtin ukrainas ndaj Shakhtar Donetsk. Në një formë të mirë dhe si kryesuese e Premier Leagues City pritet të mos ketë probleme ndaj vendasve. Ndërkaq ndeshja tjetër e grupit është Hoffenheim- Lyon.

Bayern i Mynihut në kampionat u rikthye tek fitorja dhe do kërkojë të bëjë të njëjtën gjë edhe në Champions. Bavarezët luajnë në 18:55 në Athinë ndaj AEK për të marrë tre pikë që do ishin jetike në garën për vendin e parë në grupin E. Ndërsa në Amsterdam Ajax kryesues i grupit pret portugezët e Benfica.

Related posts

E PAPRITUR/ HAZARD drejt REALIT: Vendimi i fundit i Chelseas nuk i ka pëlqyer belgut

Isa.Autor

Pas largimit, Alexis Sanchez i godet ish-lojtarët e Arsenalit

Q.Autor

NGA FAMILJA TE SFIDA CHAMPIONS/ Ja pse Messi zgjodhi rinovimin me PSG-në

F.autor

Leave a Comment