Futboll Seria A Sport

E PAPRITUR/ CASSANO thotë lamtumirë: Po e LË FUTBOLLIN, ai më hoqi nga RRUGA, tani do të…

Antonio Cassano largohet nga futbolli. I njëjti lojtar, që në fillimjavë iu rikthye stërvitjes me Virtus Entella, ka shpallur lamtumirën e radhës nga futbolli i luajtur. Sulmuesi barez e ka bërë këtë përmes një letre të botuar në Twitter-in e gazetarit Pierluigi Pardo: “Të dashur miq. Dita ka mbërritur për t’u tërhequr nga futbolli. Këtë herë është e vërtetë. Falënderoj presidentin Gozzi dhe djemtë e Entella për rastin që më dhanë. Iu uroj atyre gjithë të mirat. Sidoqoftë, në këto ditë trajnimi kuptova se nuk kam më durim për t’u stërvitur vazhdimisht.

Për të luajtur futboll të duhet pasion dhe talent, por mbi të gjitha kjo kërkon vendosmëri. Unë kam përparësi të tjera tani. Dua t’i falënderoj të gjithë shokët e këtyre viteve, kundërshtarët, trajnerët dhe menaxherët (po, natyrisht, madje edhe ata, me të cilët jam konfrontuar ndonjëherë). Por, mbi të gjitha, dua të përshëndes tifozët, ata në anën time dhe, madje, edhe kundërshtarët, sepse pa to, futbolli nuk do të ekzistonte.

Topi më dha shumë. Ai më prezantoi me njerëz të mrekullueshëm, me kampionë të mëdhenj dhe me njerëz të zakonshëm. Ai më hoqi nga rruga, më dha një familje të mrekullueshme dhe mbi të gjitha më bëri të çmendur. Edhe sot, kur ndodhem duke parë ndonjë ndeshje, jam i hipnotizuar. Futbolli është loja më e bukur që ekziston. Po, e di, me një karakter tjetër mund të kisha fituar më shumë, por më besoni, kam përjetuar emocione të pabesueshme.

Dhe sot kam të vetmet gjëra, që me të vërtetë kanë rëndësi pranë meje: familja, miqtë dhe zero keqardhje. Tani fillon gjysma e dytë e jetës sime. Jam kurioz dhe i vendosur për të treguar, para së gjithash për veten time, se bëj gjëra të bukura edhe pa ndihmën e këmbëve të mia”.

Related posts

STATISTIKAT/ MESSI dhe NEYMAR patën një fundjavë KATASTROFALE (FOTO)

Isa.Autor

MANCHESTER UNITED PA FRENA! Sulmuesi Martial MPOSHT portierin kundërshtar me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Zbulohet formacioni: Shikoni surprizën e madhe të PANUCCI kundër Skocisë

Isa.Autor

Leave a Comment