Futboll Kategoria Superiore Sport

DYSHIMET PËR TRUKIM TË NDESHJES BYLIS-TIRANA/ Duka: Jam me mendimin e tifozëve, po bashkëpunojmë me UEFA-n

Presidenti i FSHF-së Armand Duka shprehu keqardhjen që sfida e parë e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë Bylis-Tirana 2-1 dyshohet se është trukuar.

Nga kantieri i stadiumit të Kukësit ku vëzhgoi sot punimet, Duka shtoi se mendimi i tij për sfidën mes ballshiotëve dhe bardhebluve është i njëjtë me atë të futbolldashësve.

“Ndeshja Bylis-Tirana në Kupën e Shqipërisë – Nuk do të më vinte mirë që në prag të festimit të përfundimit të një kampionatit të flasim për trukime. Është një dyshim i fortë që ndeshja Bylis-Tirana mund të jetë trukruar. Unë nuk jam jurist dhe hetues. Jap një opinion dhe më është dukur edhe mua si tifozëve të tjerë. Juristët dhe hetuesit po mundohen të mbledhin prova për të parë nëse kemi të bëjmë me një ndeshje të trukuar.
bylis tirana
Jo vetëm hetuesit dhe juristët shqiptar, por edhe ndërkombëtarë dhe UEFA në bashkëpunim të ngushtë, po hetojnë që nga dita e parë për të dalë në një konkluzion.
Me të vërtetë më vjen shumë keq që në një kohë që Shqipëria u largua shumë nga lista e ndeshjeve të trukuara, detyrohemi të diskutojmë sërish edhe aq më shumë për ekipin që pritet të dalë kampion, bashkë me Bylisin. Nëse vërtetohet që ka trukime, besoj se do të ketë vendimet e merituara për të luftuar këtë fenomen”, bëri me dije Duka.

Related posts

KËRKOHET NGA TRE KLUBET E MËDHA/ Harry Kane drejt largimit, Tottenham piketon zëvendësuesin

Delo.autor

MAYWEATHER e fton të stërvitet te palestra e tij, përgjigja e McGREGOR është EPIKE

Isa.Autor

ZYRTARE/ UEFA vendos Gjermaninë “mikpritëse” të Kampionatit Evropian 2024

Isa.Autor

Leave a Comment