Futboll Shqipëri Sport

Një trajner me eksperiencë për Kastriotin, krutanët vendosin për pasuesin e Plorit

Stavri Nica do të jetë trajneri i ri i Kastriotit. Pas dorëheqjes së Elvis Plorit, klubi krutan ka vendosur që në krye të pankinës të jetë një emër i njohur në futbollin shqiptar. 64-vjeçari do të prezantohet nesër para medieve në orën 14:00 dhe më pas do të nisë menjëherë nga puna.

Pasi është njohur me objektivat e klubit, ku primar është qëndrimi në elitë, Nica është dakortësuar me drejtuesit krutanë për të vijuar punën e lënë në mes nga trajneri shkodran Elvis Plori.

Stavri Nica është një emër i njohur në fushën e trajningut në futbollin shqiptar. Ai ka drejtuar disa skuadra në elitë, por edhe në kategoritë inferiore si Laçin, Teutën, Apoloninë, Burrelin etj. Tashmë duhet të përveshë “mëngët” për të nxjerrë nga kriza ekipin krutan që ndodhet në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit me 4 pikë të grumbulluara.

Related posts

Rodrigo Andres Battaglia nderon Sportingun, Plzen eliminohet në shtesë

Q.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Edhe Zidane “marroset” pas tij, Koeman e ka gati zëvendësuesin e Messit

Delo.autor

PIATEK LË SHIJE POZITIVE/ Bëjnë goditjen madhe, Milani hidhet në sulm për një tjetër polak

Delo.autor

Leave a Comment