Futboll Premier League Sport

PAS TRIUMFIT NDAJ LEICESTER/ Flet trajneri Guardiola: Ai e fitoi ndeshjen për ne…!

“Jam i lumtur me mënyrën se si luajtëm. Krijuam shumë dhe luajtëm vërtetë mirë. Vazhdonim të shkonim në sulm dhe luajtëm thjeshtë topat. Nuk donim të bënim çdo aksion të pabesueshëm. Arsyeja që luajtëm mirë ishte për faktin se luajtëm thjeshtë”.

E shijova këtë ndeshje shumë herë më shumë se atë ndaj Arsenal. Kevin De Bruyne ishte i jashtëzakonshëm sot. Ai e fitoi ndeshjen për ne. Ai ka qenë gjithmonë i jashtëzakonshëm, që kur jemi bashkë. Përkushtimi i tij është i pabesueshëm. De Bruyne është një futbollist spektakolar”.

“Kur humbasim është hataja dhe e pamundur të rivalizojmë Liverpool, ndërsa kur fitojmë është e mundur t’i kapim. Ne ndodhemi një pikë larg Leicester. Thjesht dua të shoh ekipin tim të luajë me dhe pa top. Mënyra si luajtëm këtë sezon është e mirë. Nëse luajmë ashtu si sot, atëherë mund të sfidojmë këdo”.

“Pa Artetan ishte disi ndryshe. Ai ishte një ndihmë e jashtëzakonshme për ekipin. Ishte një person thelbësor, por i uroj atij çdo të mirë. Por, gjithashtu unë kam me vete të gjithë pjesën tjetër të stafit”, deklaroi Guardiola.

Related posts

SERIE A/ Abbiati: Donnarumma është hutuar nga zërat e merkatos!

Sadik.Autor

Risi amerikane/ Portieri me ndihmën e një mikrofoni komenton ndeshjen kur…(VIDEO)

Isa.Autor

PAS DISFATËS NDAJ PARTIZANIT/ Trajneri Troisi: Luajtëm kundër një ekipi shumë të madh dhe…

Delo.autor

Leave a Comment