Futboll Premier League Sport

I ÇMENDUR/ Mourinho, për “bisedën” me Zidane: Pyesni kush e ka shkruar, ai ka hyrë në…

José Mourinho është në një moment të vështirë të karrierës si trajneri i Manchester United. Megjithatë, ai i merr me sportivitet pyetjet e gazetarëve, sikurse ndodhi sot në konferencën e tij për shtyp, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Valencias. Në Premier League, ai ka grumbulluar 10 pikë nga 21 të mundshme në këtë sezon, siç ndodhi me David Moyes në stolin e “Djajve të Kuq”, vitin pas lamtumirës së Sir Alex Ferguson.

“Special One” tha se nuk ka frikë për shkarkimin, ndërsa mediat kanë publikuar sot një bisedë telefonike të pretenduar mes portugezit dhe Zinedine Zidane, ku francezi i ka theksuar se nuk e do pozicionin e tij: “Pyetni atë person, që e ka shkruar, nëse kam folur me Zidane. Pyesni atë, e keni aty mbrapa (bën me gisht nga gazetari)”.

Kjo ka shkaktuar kuriozitet në dhomën e shtypit, aq sa gazetari spanjoll i “Cope”, i cili e bëri këtë pyetje, u kthye dhe pyeti kolegun anglez. Ai iu përgjigj: Sigurisht, unë e kam bërë. Dhe Mourinho qeshi e tha përsëri: Ai e ka shkruar atë, ai është futur në telefonin tim”.

Si është ekipi pas humbjes kundër West Ham?
Është një javë e rëndësishme. Valencia, prej nesh ka mundësinë për të luajtur një lojë të madhe. Jo të gjithë mund të luajnë në Champions.

Si ishte reagimi i lojtarëve pas disfatës kundër West Ham?
Të gjithë lojtarët janë të ndryshëm. Asnjë nuk është i barabartë me tjetrin. Unë shoh reagime të ndryshme. Por, ndonjëherë ajo që shihni nuk është ajo që lojtarët kanë brenda. Natyrisht, kam parë fytyra të trishtuara, sepse kemi humbur ndeshjen e fundit, por pas dy seancave të trajnimit, mendoj se jemi në situatë normale.

Alexis Sánchez ka luajtur vetëm 60 minuta, si e shihni atë?
Si e shoh (kërkon sërish gazetarin)? E ka thënë ai, ka nevojë për të krijuar më shumë. Unë pajtohem me gazetarin.

A mendoni se keni përkrahjen e skuadrës?
Pas 20 vitesh në futboll, nuk mendoj se lojtarët janë të pandershëm. Nuk besoj se ka ndeshje, ku secili nuk kërkon të japë gjithçka nga vetja. Ndryshe nuk është profesionist. Dhe, nëse dikush më thotë se ky futbollist nuk i dha gjithçka klubit, unë do të ndryshoj mendimin. Por, derisa dikush të ma thotë me sinqeritet, unë do të mendoj se lojtarët gjithmonë duan të japin gjithçka. Një tjetër histori është performanca.

Por statistikat thonë se…
Statistikat janë statistika. Një gjë është statistika dhe një tjetër gjë njeriu.

Nëse lojtarët janë të ndershëm, atëherë cila është arsyeja e rezultateve jo të mira: faji juaj, kolektivi…?
Në të vërtetë, arsyeja është kolektive. Mosfitimi i ndeshjeve është përgjegjësi e të gjithëve. Sipas mendimit tim, performanca është pasojë e shumë faktorëve. Gjithkush në klub ka një rol. Edhe drejtuesit kanë një rol, unë po ashtu. Çdo person e ka një rol në futboll. Kur fitojmë, kemi merita të gjithë, edhe kur humbim, gjithashtu, përgjegjësia duhet të ndahet. Pra, përgjegjësia iu takon të gjithëve në një klub futbolli.

Çfarë mund të ndryshoni për të bërë më mirë?
Do të përmirësoj gjërat që varen nga unë dhe nga puna ime.

A keni thënë se pas ndeshjes kundër West Ham se lojtarët nuk e vrasin shumë për humbjen?
Nuk e di se si ta them në gjuhën angleze. Është një thënie, ndonjëherë ajo që duket është e kundërta. Ju mund të qeshni dhe të jeni të trishtuar, ose mund të keni një fytyrë të keqe dhe të jeni një aktor fantastik. Ndonjëherë, ajo që shihni nga jashtë nuk është e njëjtë me çfarë ka shpirti brenda.

Por, a mendoni se dikush nuk shqetësohet shumë për humbjet?
Mendoj se dikush interesohet më shumë se një tjetër.

A është detyra më e vështirë që keni pasur si trajner?
Pyetja tjetër….

A mendoni se mund ta humbni punën në “Old Trafford”?
Jo, absolutisht jo.

Në Spanjë mendojnë se keni dështuar si trajner?
Unë mund të them se sukseset e mëdha të Atlético Madrid vitin e kaluar janë sukseset e mia dy vite më parë…

 

Related posts

“TESTOHEM ÇDO 4 DITË”/ Presidenti i Lazios: Nëse dikush rezulton pozitiv me Covid-19 duhet të…

Delo.autor

NJË LUKS I VËRTETË/ Sergio Ramos i blen aeroplan privat gruas për të udhëtuar drejt Parisit çdo javë (FOTO)

Delo.autor

“FITUAM NË NJË FUSHË TË VËSHTIRË”/ Flet sulmuesi Manaj: Ndeshje e rëndësishme me Turqinë, mendoj se…

Delo.autor

Leave a Comment