Futboll La Liga Sport

E QUAJNË “RONALDO 2″/ Ish sulmuesi i Milanit: Nuk jam trashëgimtar i askujt

Një vit në errësirë totale në Itali dhe tashmë shpërthim në Spanjë, duke qenë golashënuesi më i mirë në La Liga për momentin: histori e çuditshme ajo e sulmuesit portugez André Silva, i cili në pak javë ka pushtuar Spanjën dhe ka bindur Sevilla-n që ta blejë përfundimisht.

“Nuk e prisja të shënoja 7 gola dhe të arrinim kaq shumë fitore. Jam gjithnjë pozitiv, por nuk e imagjinoja të shkonte kaq mbarë. Ndihem shumë mirë në fushë e jashtë saj, duhet t’u them faleminderit shokëve dhe trajnerit”, thotë André Silva, i cili duket se e ka fshirë nga memoria sezonin te Milani.

“Luaj për Sevilla-n, por jam i Milanit deri në qershor, të paktën. Futbolli është futboll, asnjë klub nuk është i njëjtë me tjetrin. Nuk kam përgjigje për të shpjeguar atë që ndodhi vitin e shkuar te Milani, nuk e di. Di vetëm që këtë vit më në fund ndihem mirë dhe kam dëshirë të shënoj sa më shumë, të fitoj sa më shumë ndeshje dhe gjëja themelore është besimi. Me besim mund të bëhet gjithçka”.

Sevilla, zgjedhja e duhur: “E dija që do gjejë një klub të madh, me besimin e të gjithëve. Familja ime ka ardhur në Spanjë, jam shumë i lidhur me familjen”.

Në fund, një batutë për Cristiano Ronaldon, i cili e ka quajtur pasardhësin e tij: “Nuk jam trashëgimtari i askujt. Cristiano është Cristiano, ka bërë jashtëzakonisht shumë, ndërsa unë sa kam nisur. Të gjithë ëndërrojnë ta imitojnë, por rruga është shumë e gjatë. Ronaldo është legjendë, dua të ndjek rrugëtimin e tij… por si André Silva”.

Related posts

SPECIALE/ UEFA “shpërfill” dhe destinon vendimin e CAS-it sa i takon “çështjes Skënderbeu”

Sadik.Autor

LIVE/ Uruguai dyfishon shifrat me “ndihmën” e Rusisë (VIDEO)

Isa.Autor

KAOS NË CHAMPIONSIN E AFRIKËS/ Fituesi shpallet kampion me 60 minuta lojë, çfarë ndodhi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment