Futboll Shqipëri Sport

E VEÇANTË/ Donte të drejtonte SHQIPËRINË, legjenda italiane i “bën nder” PANUCCIT

Shprehja popullore “Bota është e rrumbullakët” duket se vlen shumë për ish-portierin legjendar të Interit dhe Italisë Walter Zenga. Për publikun shqiptar, ai nuk është një emër i njohur vetëm si futbollist, por dhe si kandidat për të pasuar Gianni De Biasin pas dorëheqjes së këtij të fundit në verën e 2017 nga stoli i Kombëtares sonë.

Zenga ka shprehur një afeksion të veçantë për Kombëtaren tonë, rezultatet befasuese të arritura gjatë viteve të De Biasit dhe karakterin e krijuar nga puna e madhe e italianit.

Sot, fati e bashkon sërish me Shqipërinë, por në mënyrë indirekte. Zenga është trajneri i skuadrës së Venecias, në Serinë B të kampionatit italian dhe në radhët e tij ka futbollistin e Shqipërisë Giacomo Vrioni. Zenga po i krijon kushtet sulmuesit të ri të fitojë maturi dhe karakter në fushë duke aplikuar skemën 4-3-3, e cila i jep më tepër komoditet Vrionit, i cili debutoi ndaj Jordanisë me Kombëtaren A.

Nëse lojtari shkëlqen nën urdhërat e Zengës, ndoshta një ditë ai mund të jetë një alternativë shumë e mirë për repartin sulmues të KUQEZINJVE.

Related posts

REALI “FËRKON DUART”/ HAZARD mohon rinovimin e kontratës me Chelsean

Isa.Autor

“MOS HIQ DORË NGA ËNDRRAT”/ Mrekullia e bariut të dhive që u bë “ZOT” i botës (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

NJË DEKADË ME BESËLIDHJEN/ Habit sulmuesi serb: Dua të bëhem trajner në Lezhë

Delo.autor

Leave a Comment