Futboll Seria A Sport

PËRRALLA e De Arrascaeta/ Po bën xhiron e botës për një GOL VENDIMTAR (VIDEO)

Dikur, në 1800-ën e largët, për një xhiro të shpejtë të botës duheshin 80 ditë, siç dëshmohet edhe nga vepra e famshme e Jules Verne. Tani, falë mjeteve ndërkombëtare të transportit, kjo arritje mund të kryhet në një kohë shumë më të shkurtët. Dhe disa futbollistë, falë ndeshjeve të kombëtareve, kanë qenë protagonist i një udhëtimi aspak të zakonshëm. Është Pique, që edhe pse nuk është më pjesë e kombëtares ka qenë aq i zënë më kupën “e tij” Davis, sa ka bërë 30 mijë kilometra në një javë. Më pas vjen Giorgian De Arrascaeta, që në vetëm 30 orë ka përshkuar një pjesë të mirë të planetit… duke e mbyllur udhëtimin me një gol!

20 MIJË KILOMETRA – Mesfushori i Cruzeiro-s, në fakt, është grumbulluar nga Tabarez për miqësoret e luajtura nga Uruguai në turneun aziatik, kundër Koresë së Jugut dhe Japonisë. Por, pas humbjes së pësuar ndaj “Samurai”, De Arrascaeta nuk kishte asgjë për të humbur. Objektivi? Të kthehej në Brazil në kohë për ndeshjen mes Cruzeiro dhe Corinthians, finalja e kthimit e kupës kombëtare. Një objektiv aspak i lehtë për t’u arritur, por më se i mundshëm falë disa fluturimeve të rastësishme. Xhiroja ka qenë e lehtë, por njëkohësisht shumë e gjatë: nga Saitama (Japoni) në Abu Dabi (Emiratet e Bashkuara Arabe), me një ndalesë të shkurtër në mes dhe më pas drejt e në San Paolo. Tridhjetë orë rrugë për 20 mijë kilometra, saktësisht gjysma e diametrit të tokës.

GOLI VENDIMTAR – Objektivi është arritur pjesërisht, sepse ai ka zbarkuar në Brazil vetëm katër orë para ndeshjes, duke e bërë pothuajse të pamundur aktivizimin e tij në ndeshje. Dhe, në fakt, ish-trajneri i Brazilit, Mano Menezes, e ka mbajtur në stol, të paktën deri në minutën e 67-të. Por, teksa ndeshja ishte në barazim 1-1, eksperienca dhe klasi i 24-vjeçari uruguaian kanë qenë të dobishme. Kështu ka ndodhur, me De Arrascaeta-n që i ka dhuruar Copa do Brasil skuadrës së tij me një gol në minutat e fundit. Kështu, shpërblimi i tij për xhiron personale të botës nuk kanë qenë 20 mijë sterlina e librit të Verne (shuma që iu ofruar protagonistëve të librit Phileas Fogg dhe Passepartout për të bërë xhiron e botës në 80 ditë), por fama ndërkombëtare. Shekull i ri, avantazhe të reja…

 

Related posts

TENIS/ Numri 1 në botë tërhiqet nga Roland Garros pas dëmtimit

Delo.autor

Robert Lewandowski i vendosur për klubin e ri

Sadik.Autor

Përplaset kokë me kokë me shokun e skuadres, ylli i Perusë shtrohet në spital

Isa.Autor

Leave a Comment