Futboll La Liga Sport

PLANI I ÇMENDUR/ PSG gati të sakrifikojë NEYMARIN për GRIEZMANN, francezi do kushtoi…

Mediat franceze dalin në përfundimin se klubi i Paris Saint Germain është i gatshëm të paguajë klauzolën e 150 milionë eurove për Antoine Griezmann. Duke e kthyer sulmuesin 27-vjeçar në epiqëndrën e lajmeve të merkatos. Madje spekulimet e fundit, flasin se klubi i kryeqytetit sheh tek lojtari i Atletico Madrid zëvendësuesin e brazilianit Neymar, që sërish porjektohet drejt largimit nga Parc des Prince.

Francezi Griezmann që është një ndër dy kandidatët potencialë për të fituar trofeun prestigjioz të Topit të Artë në dhjetor do të krijonte kështu dyshen e re titullare të sulmit me Mbappen në organikën e Thomas Thuchel, që do kthehej në një kartë fituese sikundër rezultoi ky cift tek kombëtarja franceze, aktualisht kampione e botës në fuqi. Drejtuesit e PSG-së gjithsesi, theksojnë faktin se për 26-vjeçarin Neymar do të merrnin në konsideratë vetëm oferta mbi 200 milionë euro.Krahas interesit të Real Madridit po përflitet gjithnjë e më shumë edhe një rikthim i mundshëm i tij tek Barcelona, ndërkohë që për të nuk mungon edhe interesi i disa ekipeve të rëndësishme nga Premier League.

Related posts

FITORE E MERITUAR/ Aston Villa i jep një leksion futbolli Arsenali-t në “Emirates”

Delo.autor

SKANDALI ME GJYQTARIN NË LAÇ/ Ja penallita “fantazmë” e arbitrit Klajdi Kola kundër Partizanit (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Cristiano Ronaldo në konferencë për shtyp nga Torino: Dua TROFE të rinj… (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment