Futboll Premier League Sport

E VEÇANTË/ Ka fituar Kupën e Botës dhe Europianin, “ylli” i futbollit shkruan HISTORINË

Cesc Fabregas ka fituar shumë tituj të rëndësishëm në karrierë. Kupa e Botës dhe e Europës janë trofe që shumë lojtarë ëndërrojnë një ditë t’i kenë me vete.

Por futbollisti i Chelseat ka të drejtën t’i gëzohet një tjetër arritjeje personale të jashtëzakonshme. 31-vjeçari ka vendosur rekordin e realizimit të 100 asisteve në një kohë të shkurtët (293 takime) duke vendosur rekord Guiness.

Megjithatë, ai e ka shumë të vështirë të mposhtë legjendën e Manchester United Ryan Giggs i cili ka regjistruar në karrierën e tij plot 162 asiste (numri më i madh i vendosur nga një futbollist profesionist), por katalanasi ka të drejtën arritjes së tij të veçantë.

Kujtojmë që Fabregas kërkohet nga Milani në merkaton e janarit pasi nuk po gjen hapësira me trajnerin aktual të Chelseat Maurizio Sarri.

Related posts

“KURRË NUK DO LUAJA PËR GREQINË”/ Strakosha rrëfen lidhjen e veçantë me Shqipërinë: U rritëm duke…

F.autor

Milani ofron Cutronen dhe 50 milionë euro për Belottin, Torino e refuzon

Sadik.Autor

Ish-presidenti i Dinamos dënohet me 6 vite e gjysmë burg, por arratiset

Sadik.Autor

Leave a Comment