Gossip Sport

E VËRTETA E IRINA SHAYK/ Ja pse u ndava nga Ronaldo

Ata kanë qenë ndër çiftet më të famshëm për disa vite me radhë.

Por, modelja ruse Irina Shayk vendosi që ta lërë Cristiano Ronaldon dhe tashmë është e lidhur prej më shumë se dy vitesh, me aktorin e famshëm Bradley Cooper.

Atëhere u ngritën shumë hipoteza për ndarjen e tyre.

Më e besueshmja ishte se Irina nuk pëlqehej nga mamaja e Ronaldos.

Por vetë modelja ka folur për herë të parë, duke treguar edhe arsyet e ndarjes.

Irina thotë se ishte ajo që e la Ronaldon, për shkak se kishte zbuluar se ai e kishte tradhtuar me femra të ndryshme, ndërkohë që ata ishin të lidhur bashkë.

“U ndjeva budallaqe, kisha besim tek ai dhe i qёndrova pranё edhe kur shpёrthyen thashethemet se kishte pasur lidhje me disa vajza tё tjera.

Kur e mёsova tё vёrtetёn, ishte shumё e rёndё pёr mua.

Ronaldo nuk ishte mashkulli ideal pёr mua.

Mashkulli im ideal ёshtё i ndershёm, nje xhentёllmen qё di si tё sillet me gratё.

Nuk besoj tek burrat qё na bёjnё tё vuajmё vetёm sepse vetё, nuk janё pjekur akoma” tha Irina.

Kjo është një tjetër goditje për Ronaldon, që së fundmi duhet të përballet me një histori të ndodhur 10 vjet më parë në SHBA, ku akuzohet se ka përdhunuar një femër.

Related posts

DIKUR E KËRKONTE GJITHË EUROPA/ Del nga burgu pas 7 vitesh dhe rinis nga kategoria e katërt

Delo.autor

DO NDËRTOJNË EKIP “BIO”/ Skuadra e Kategorisë së Parë mbyll bashkëpunimin me 4 lojtarë

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Inter-Slavia Praga. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment