Watfordi ka gjetur edhe fitoren e dytë radhazi në Ligën Premier, këtë herë duke fituar ndaj Huddersfieldit.

Golin e parë në takim e shënoi Roberto Pereyra në minutën e dhjetë.

Ky ishte goli i pestë sezonal i argjentinasit, por një nga më të mirët deri më tani në sezonin 2018/19 në Ligën Premier.

27-vjeçari dribloi gjashtë lojtarë kundërshtarë dhe në fund shënoi me mjeshtri në portën e Jonas Lossl. Pas kësaj fitore Watfordi renditet në vendin e shtatë me 19 pikë.

Pereyra iu bashkua skuadrës angleze nga Juventusi në vitin 2016 për 13 milionë euro.