Futboll Shqipëri Sport

E PAPRITUR/ Në dyshime për SKËNDERBEUN, titullari i PARTIZANIT merr LAJMIN E KEQ

Fotot e publikuara të jetës së natës duket se i kanë krijuar probleme dhe në jetën personale portierit dhe kapitenit të Partizanit, Alban Hoxha. I njohur jashtë fushe për marrëdhënien me këngëtaren e njohur Çiljeta Xhilaga, gardiani i kuq mori kritika të rënda për fotot ku dilte në krah të një femre të panjohur.

Mësohet se çifti i famshëm janë ndarë nga njëri-tjetri. Edhe pse asnjëri prej palëve nuk e ka pranuar publikisht këtë fakt, nëse verifikohet në “Instagram”, asnjëri nuk e ndjek më njëri-tjetrin.

Ky është një moment i keq për futbollistin e Partizanit, i cili po kalonte një dëmtim serioz gjatë grumbullimit të fundit me Kombëtaren dhe nuk u grumbullua për ndeshjen me Luftëtarin, ndërsa në konferencën e sotme për shtyp, tekniku Skënder Gega nuk e konfirmoi nëse Alban Hoxha do të jetë në gadishmëri për supersfidën e të hënës ndaj Skënderbeut.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Estoni-Holandë. Rezultati 0-1

Delo.autor

ANALIZON MBI MERKATON E KLUBEVE ITALIANE/ Flet Capello: Ibra i nevojshëm për Milanin, por…

Delo.autor

Skedina që mund t’iu zbukurojë ditën! Mos i humbisni këto 3 parashikime

Q.Autor

Leave a Comment