Futboll Shqipëri Sport

EKSKLUZIVE/ Besar MUSOLLI: Mundim Skënderbeun dhe shpallemi kampion. Ju tregoj kur rikthehem nga dëmtimi

Kampionati Shqiptar po tejkalon pritshmëritë këtë sezin duke rezultuar spektakolar dhe mjaftë i luftuar. Edhe pse janë mbyllur vetëm 6 javë të këtij sezoni. Ekipet pretendent kanë treguar “muskujt” por të gjithë ekipet luftojnë ashpër për çdo pikë në çdo takim. Një skuadër e cila është prohjektuar për titullin kampion këtë sezon është edhe Kukësi. Verilindorët kryesojnë bashkë me Partizanin dhe do të kenë një përballje delikate me Skënderbeun.

Ekskluzivisht për AlpeNews.al Besar Musolli, mesfushori i cili u operua pas një dëmtimi të rëndë në gju flet mbi ambicjet e klubit dhe situatën në të cilën ndodhet pas ndërhyrjes kirurgjikale.

INTERVISTA E PLOTË:

1- Musolli, prej vitesh keni treguar se jeni nder mesfushorët me të mirë në Shqipëri me paraqitjet bindëse me Kukësin. Këtë sezon e nisët disi keq pasi u mundët në javën e dytë nga Flamurtari dhe më pas pësuat një dëmtim të rëndë në përballjen me Teutën. Si është gjëndja juaj aktualisht pas operacionit?

Është i vërtetë konstatimi juaj. E nisëm keq pasi impenjimet tona ishin maksimale. Luanim çdo 3 ditë pasi kishim edhe ngarkesën e ndeshjeve të Europa League. Humbja me Flamurtarin na tronditi disi. Reagimi ishte i menjëhërshëm ku skuadra diti të mposht kundërshtarët e radhës. Dëmtimi erdhi në një momënt të paritur. Nuk kam patur ndonjë shqetësim në gju, por ky është futbolli dëmtohesh në një momënt ku nuk e pret. Operacioni shkoi shumë mirë. Kam filluar tashmë fazën e rikuperimit.

2- Kur pritesh të rikthehësh në fushën e blertë?

Ajo që më duhët të bëj momentalisht është të bëj maksimumin dhe të kem kurajon për t’u rikthyer më i fortë. Rikthimi vlersohet nga faza sesi shkon riaftësimi pas operacionit. Dëshirojë çdo ditë që të jem pjesë e Kukësit sa më parë.

3- Këtë javë keni një përballje të vështirë me Skëndërbeun në transfertë. Si e parashikoni këtë duel?

Ne gjithmonë e kemi respektuar Skëndërbeun si kundërshtarë. Do të jëtë një ndeshje spektakolare dhe e bukur. Në fund të 90 minutave fiton Kukësi. Verilindorët nuk do e shkëpusin ecurinë pozitive që kanë nisur. Jam i bindur për këtë.

3- Për tu rikthyer tek Kukësi. Besoni se ardhja e trajnerit Cungu ishte vendimi i duhur për të synuar titulin kampion këtë sezon? Ku ndryshon me Pacult?

Ardhja e trajnerit Armando Cungut ishte një bonus për ne në disa dimesione. Fillimisht e njeh ambjentin e klubit, ka bërë historinë me Kukësin duke e kaluar në tre turne disa sezone më parë. Më pas në lojë futen cilësitë e tij prej një trajneri fantastik. Një njeri i cili mundohet ti mari maksimumin vetes dhe lojtarëve që ka në dipozicion. Ndryshime me Pacult. Nuk jam ekspert por secili ka idet e tij.

4- Klubi ka zhvilluar një merkato cilësore duke ofruar lojtarë me eksperincë. Cili ju ka befasuar më shumë deri tani?

Është e vërtetë që drejtuesit e klubit zhvilluan një merkato shembullore duke ofruar në ekip lojtarë cilësor që bëjnë diferencën në çdo moment. Duhet të theksoj afrimin e Cuculit, Reginaldos por edhe Çyrbes. Pa haruar edhe një talent si Veseli i cili është ambjentuar shumë mirë me grupin e lojtarëve.

5- Kush është realisht objektivi i Kukësit këtë sezon?
Kukësi çdo sezon ka një objektiv të qartë. Mundohet dhe lufton për titullin kampion.

6- Kë shikoni ri rivalë për titull?
Rivalët janë po ato të sezoneve të fundit. Skëndërbeun si rival për pasi është kampion në fuqi. Nuk duhet nënvlersuar edhe Pasrtizani, Flamurtari apo Tirana.

7- Në fund, cili ka qënë idhulli juaj në futboll?
Për mua një futbollist në këtë rruzull toksorë është mbi të tjerët. Ai është Lionel Messi. I jashtëzakonshëm në gjithçka bën.

Përgatiti:Alpenews.al

Related posts

“TË Q*FSHA POLICINË”/ Maguire goditi dhe ofendoi forcat e rendit. Zbardhet dosja që fundos mbrojtësin

Delo.autor

PRESION KLUBIT/ Portugezi kërkon transferimin te Manchester United

Delo.autor

Zbardhet lista e PSG-së, 7 trajnerë për të zëvendësuar Emery në verë

Delo.autor

Leave a Comment