Futboll Shqipëri Sport

EKSKLUZIVE/ Ernest GJOKA: TIRANA me MEMËN do rilindi. Kombëtarja me PANUCCIN pa ide. Me Izraelin do…

Futbolli i klubeve prej një jave i ka lën stafetën kombëtareve të cilat po zhvillojnë takimet e tyre në kuadër të kompeticionit më të ri të Uefas, National League. Nuk bën përjashtim as Shqipëria e cila fillimisht zhvilloi një takim miqësor me Joradninë dhe të djelën do të luaj kundër Izraelit në transfertë.

Po ashtu sot pati edhe lajme të reja sa i takon klubi të Tiranës i cili zyrtarisht ndërpreu marrveshjen me trajnerin Ze Maria dhe ofroi në stolin e bardhebluve Ardian Memën. Për këto por edhe një pasqyrim të kampionatit shqiptarë kemi intervistuar ish-trajnerin e mirnjohur Ernest Gjokën.

INTERVISTA E PLOTË:

1- Gjoka, sot zyrtarisht klubi i Tiranës në një dalje publike lajmëroi largimin e trajnerit Ze Maria. Ndërkohë që drejtimin e skuadrës e ka mar një trajneri i cili e njeh ambietin bardheblu si Ardian Mema.

A do ketë tashmë Tirana një fytyrë të re?
Largimi i Ze Marias ishte i pritshëm pasi të jesh trajner i Tiranës duhet të fitosh çdo ndeshje duhet të jeshë gjithmionë në krye të rënditjes. Pozicioni i keq në klasifikim dhe hoshilacionet në mënyrën e lojës bën që klubi të mertë atë vendim që bëri sot. Ishte i pritshëm largimi i “timonierit” Brazilian. Ardhja e trajnerit Mema sigurisht do ketë imputet e veta. Natyrisht nuk ka shkopin magjik për të ndyshuar në themel situatën e kamufluar tek kryeqytetasit por do shikojmë një Tiranë tjetër.

2- Si mendoni, kriza e Tiranës ishte si pasojë e mosinterpretimit si duhet të trajnerit Ze Maria apo kualiteti i lojtarëve është i tillë që nuk mund të bëjnë më shumë?
Që një trajner nuk arrin të implemtoi si duhet idetë e tij në skuadrën që drejton, me siguri çalon në tre drejtime. Së pari është merakto jo e duhur, së dyti përplasjet mes vetë trajnerit me lojtarët, por edhe menaxhimi jo në koherencë mes drejtuesve dhe objektivave të trajnerit. Këto janë shtyllat që nëse nuk funksionojnë je i destinuar të deështosh kudo ku drejton një ekip. Parandaj edhe përgjegjsia bie nbi Ze Marian.
3- Ky sezon po rezulton sa i fortë aq edhe spektakolar. Partizani kryeson duke likujduar disa nga pretendentët për titull dhe çuditërisht ka pësuar vetëm një gol.

A besoni se nën drejtimin e Skëndër Gegës të kuqtë mund të rikthen tek titulli pas 26 vitesh?
Partizani i sivjetshëm është duke bërë një punë të shkëlqyer dhe kjo po reflekton edhe në rezultatet e skudrës. Ardhja e trajnerit Gega dhe implementimi i disa faktorëe ndryshe nga sezoni i shkuar po japin frytet e veta. Në këtë sezon ka më shumë profesionalizëm dhe përgjegjsi si në daljet publike ashtu edhe në mardhëniet që klubi ka krijuar tanimë me mediat. Deri dje kishte polemika pas çdo takimi negativ. Janë në rrugën e duhur dhe pse jo mund të jetë ky sezon që po lakojmojnë prej shumë vitesh.


4- Cilat janë ekipet që do luftojnë për titullin kampion këtë sezon dhe kë shikon më të rrezikuar për të rënë nga kategoria?
Është herët për të folur por populli thotë një fjalë të urtë. Djelli shikohet që kur lind. Ekipet pretendente për titullin janë Partizani, Kukësi, Skënderbeu dhe Laçi. Por edhe Flamurtari nëse do të kenë stabilitet. Të gjithë ekipet e tjera do të luftojnë për mbijteesë. Jam i bindur që do të jetë realisht një garë e fortë.

5- Flasim pak për kombëtaren. Takimi me Jordaninë tregoi edhe një herë tjetër vështirsitë që ka ekipi ynë kombëtarë në finalizim. Keni besim se mund të marrim një rezultat pozitiv në transfertën e Izraelit?
Çdo ndeshje po kthehet në makth sepse shumë faktorë nuk po funksionojë, dhe kjo është e prekshme. Trajneri nuk ndjehet i qetë, ndërsa lojtarët vuajnë presionin e vazhdueshëm të rezultateve por formës jo pozitive që po kalojnë tek ekipet e tyre respektive. E megjithatë besoj tek aftësitë e lojtarëve pasi ka cilësi dhe produktivitet që në takimin me Izraelin t’ja dalin mbanë.
6- A mednoni se Panucci mund të përsërisi suksesin e De Biazit, pasi ju jeni shprehur vazhdimisht se i duhet kohë teknikut aktual për të marr frytet e punës së tij?


Kategorikisht jo. Është shumë larg temperamentit që implementonte në ekip Xhani De Biazi. Duket sikur nuk ka strategji dhe idetë janë të çënuara.

7- Ditën e djeshme kombëtarja U-21 zhvilloi një takim dinjitoz panvarsisht humbjes minimale me një nga përfaqësueset më të mira në botë.

Kë shikoni si elementët që mund të jenë të gatshëm për të luajtur me ekipin A?
E rëndësishmë është të japin maksimumin për të treguar veten dhe aftësitë se çfarë mund të bëjnë. Nuk shohë emra të përvetshëm por shikoj ambicje të mëdha dhe dëshirë për të tejkaluar veten. Kjo është shumë e rëndësishme për çdo futbollit që kërkon të bëj karrirë në futboll dhe jo vetëm.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

ÇUDIA VJEN NGA PARTIZANI/ Shikoni çfarë ndodh në prezantimin e Dominguezit para skuadrës (VIDEO)

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Zgjidhet ngërçi, bashkohet me ekipin e parë të Partizanit mesfushori… (FOTO)

Delo.autor

RIVER PLATE – BOCA JUNIORS/ Ja sa do të kushtojë një biletë për ndeshjen në “Bernabeu”…

Isa.Autor

Leave a Comment