Futboll Premier League Sport

MILANI MBETET “THATË”/ Mourinho i telefonon, Ibrahimovic në janar rikthehet tek Man United

Jo vetëm Interi dhe Milan në Serinë A, por edhe një tjetër ish-skuadër kërkon sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimovic. Bëhet fjalë për Manchester United, që është në kërkim të dëshpëruar të një lideri në fushë dhe trajneri Jose Mourinho kërkon të rikthejë në “Old Trafford” 37-vjeçarin, që aktualisht luan në MLS, me LA Galaxy. Lajmin e ka konfirmuan ESPN, sipas së cilës trajneri portugez ka kontaktuar personalisht me Ibrahimovic, duke i kërkuar që të rikthehet e Manchester United dhe në Premier League në merkaton e janarit.

Alexis Sanchez nuk po bind, ndërsa Romelu Lukaku po shënon me pikakore, ndaj dhe përvoja e Ibrahimovic do të ishte e rëndësishme për United, që ndodhet në një krizë rezultatesh këtë sezon në Premier League. Ibrahimovic luajti dy sezone në Angli me skuadrën e United, duke realizuar 17 gola në 33 ndeshje, ndërsa këtë vit, vetëm në 25 ndeshje me LA Galaxy, sulmues ka realizuar 21 gola, duke treguar se nuhatja për golin nuk i ka ikur pavarësisht moshës. Ndaj dhe Mourinho beson se rikthimi i tij do ta ndihmojë për të dalë nga kriza.

Related posts

KATEGORIA SUPERIORE/ Duele me objektiv Europën dhe mbijetesën, ja sfidat e ditës së sotme

Delo.autor

ISHTE NË KËRKIM TË NJË SKUADRE/ Ish-lojtari i Milanit rikthehet në Europë tek klubi…

Delo.autor

SFIDA NDAJ JUVENTUSIT/ Ancelotti po mendon për Hysajn, por ka…

Delo.autor

Leave a Comment