Futboll Kombëtarja Sport

Panucci me “dhimbje” koke/ Ivan Balliu nuk vjen në kombëtare për arsye QESHARAKE

Sot FSHF-ja njoftoi se Frederic Veseli dhe Ylber Ramadani ishin larguar nga ekipi kombëtar, dhe në vend të tyre do të grumbulloheshin Sabien Lilaj dhe Ivan Balliu.

Por pak orë pas këtij lajmi, ka ardhur një tjetër njoftim i FSHF-së, që thotë se Ivan Balliu nuk do të grumbullohet me kombëtaren për ndeshjen ndaj Izraelit. Shkak është bërë pengesa e trajnerit të Metz në Francë, i cili nuk e lejon lojtarin të vij në Shqipëri.

“Mbrojtësi i skuadrës franceze të Metz, Ivan Balliu i cili është thërritur paraditen e sotme për të qenë pjesë e ekipit kombëtar për shkak të dëmtimit dhe largimit të Frederik Veselit, nuk mund të jetë në dispozicion të skuadrës dhe trajnerit për këtë ndeshje.

Trajneri i klubit te Metz ka kërkuar që mbrojtësi Balliu të mos largohet duke qenë se i duhet ta ketë në stërvitje për të përgatitur takimin e radhës në kampionat. Sipas argumentimit të dhënë, trajnerit të Metz i janë larguar 8 lojtarë në ekipet kombëtare dhe kështu ka vendosur që Balliun ta ketë me grupin e mbetur.

Zëvendësimi i paparashikuar për shkak të dëmtimeve të lojtarëve në miqësoren me Jordaninë, si dhe ftesa karshi klubit dërguar së fundmi (dhe jo si çdo ftese 14 dite perpara grumbullimit) ka bërë që trajneri të mos i japë leje. Balliu nuk do të zëvendësohet me askënd tjetër, teksa ekipit pritet ti bashkohet sot në mbrëmje vetëm Sabien Lilaj“-thotë njoftimi i FSHF.

Related posts

BËRI GAFËN E VITIT/ Alisson BEFASON me deklaratë e papritur pas ndeshjes

Isa.Autor

6 GOLA TË SHËNUAR/ Por Guardiola sërish i pakënaqur, bën për “ujë të ftohtë” Grealish e Mahrez (VIDEO)

Delo.autor

FITOI SUPERKUPËN/ Simeone: Kualiteti, jo sasia janë të rëndësishme për Atleticon

Isa.Autor

Leave a Comment