Futboll Shqipëri Sport

EKSKLUZIVE/ Niko ZISI: KAMZA do luftojë për KUPAT E EUROPËS. Ja ku ÇALON kombëtarja

Edicioni i 80-të i Superligës po rezultaon sa spektakolar aq edhe emocionues. Në këtë vit jubilar të futbollit shqiptar aktualisht kryeson me meritë Partizani, por ajo që vihet re është riavliteti i madh mes 10 ekipeve. Kamza e cila arriti të siguroi mbijetesën vetëm në javën e fundit në sezonin e shkuar, nuk po kalon një moment të mirë në këto 8 javë kampionat edhe pse e nisi vrullshëm duke mposhtur Tiranën në start.

Ekskluzivisht për AlpeNews.al, mesfushori i kryeqytetasve Niko Zisi flet për ekipine drejtuar nga Klodian Duro dhe objektivat e të bluve.

INTERVISTA E PLOTË:

1.Zisi, sezonin e shkuar zhvilluat një sezon fantastik me Bylis dhe si pasojë bindët drejtuesit e Kamzës të besojne tek aftësitë tuaja. E nisët mirë duke mundur Tiranën por tashmë kuotoheni si një skuadër që mund të rëzoheni nga Kategoria Superiore.

Si është realisht situata tek skuadra e drejtuar nga Klodian Duro?

Kur nuk fiton edhe Barcelona, Reali apo edhe Milani kritikohen dhe vihen në presion të madh. Aktualisht kemi disa javë që kemi arritur të zhvillojm paraqitje të mira por na ka munguar fati dhe finalizimi përpara portës. Edhe pse aktulaisht nuk kemi poikët e merituara jam i bindur që skuadra do të reagoj dhe nuk do ta diskutoi mbijetesën. Situata tek ekipi është optmal dhe përpiqemi çdo ditë me trajnerin të arrimë objektivat tona.

2- Barazimi i fundit me Flamurtari tregoi se mund të merrni pikë kudo më kë do. Duke ditur se ky kampionat po rezulton i fortë. Sa shanse ka realisht Kamza për të qëndruar mes më të mirëve?
Shanset krijohen dhe fitohen në fushë. Aktualisht Kamza ka lojtarë cilësor në çdo repart. Është luks të kesh futbollistë të kalibrit si Martinena apo edhe Sebino Plaku. Do mundohemi ti marrim vetes maksimumin dhe ti pregatisim ndeshjket një e nga një.

3- Cilat janë objektivat e Kamzes për këtë sezon?
Objekti është që të arrijmë sa më lartë, pse jo të siguroninim një biletë për në kupat e europës.

4- Konkurenca është e fortë në pozicionin ku ju luani. A beson se do të fitosh vendin e titullarit?
Nuk kam frikë nga konkurrenca për më tepër më motivon më shumë për tu përmirsuar. Besojë tek aftësitë e mija dhe kam suportin e shokëve të skuadrës por edhe të trajnerit Duro. Me punë arrihet gjithçka, nisur nga kjo punoj çdo ditë të tejkaloj veten.

5- Cfarë mardhënie ke me trajnerin Duro dhe si e menaxhon ai skuadrën?
Kam dhe gëzoj një respekt reciprok me të. Bisedojmë gjithmonë dhe më jep këshilla sesi të arrijë më të mirën. Jam me fat që punoj çdo ditë me të pasi vlerat e tij tashmë dihen.

6- Kombëtarja ka një takim delikat sa i takon fateve të Ligës së Kombeve kundër Izraelit. A beson se ky ekip me ne krye Panuccin mund të përserisi suksesin e De Biazit?
Do ta ketë të vështirë pasi ekipi është rigjeneruar shumë me ardhjen e Panuccit. Potencialin e kanë dhe mund të bëjnë mirë. Ekipi ynë dhuron futboll bindës por ka vështirsi në vinalizim, nëse e ndreqin këtë problem mund të kthehen të frikshëm për çdo kundërshtar.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

MISTERI/ 11 milionë euro për 31 minuta, Lazio huazon goditjen e çuditshme në La Liga

Delo.autor

JUVENTUS THELLON SHIFRAT/ Shënon një gol me kokë Rugani (VIDEO)

Delo.autor

MESSIIIIIIII! Barcelona shënon golin e dytë ndaj Alavesit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment