Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ BAYERN synon talentin e Fiorentinas, ofrojë deri në 50 milionë euro

Bayern Munich ka shprehur interesim për mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkovic, sipas medieve italiane. Sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb, Fiorentina i ka bërë të ditur gjigantit gjerman se për Milenkovic nuk do të pranojnë oferta më poshtë se 50 milionë euro.

Mbrojtësi serb tërhoqi vëmendjen e disa klubeve evropiane pas paraqitjeve të mira në Kupën e Botës në Rusi këtë verë, me Manchester Unitedin dhe Juventusin në mesin e tyre. Kampioni i Bundesligës e ka shprehur interesimin më serioz nga të gjithë, megjithatë. Fiorentina, në anën tjetër, bazohet te vlera e Matthijs de Ligt në merkato dhe çmimin e transferimit rekord të Virgil Van Dijkut janarin e kaluar, për t’ia vendosur çmimin mbrojtësit të vet.

Related posts

Statistikat e Championsit/ Shkëlqejnë ITALIANËT, REALI i jep fund “agjërimit”

Isa.Autor

Burokraci dhe dëmtime/ Partizani në hall para përballjes me Mariborin në EUROPA LEAGUE

Isa.Autor

SËRISH NË TELASHE/ Mesfushori i Inter i dehur në urgjencën e spitalit

Delo.autor

Leave a Comment