Futboll Seria A Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Të besuarit e Allegrit triumfojnë ndaj Sassuolos dhe marshojnë në kampionat

Juventus ka mposhtur 3-0 ndaj Sassuolo-s në Mapei Stadium dhe rikthehet te fitorja pas barazimit me Parma-n një javë më parë.

Skuadra e Allegri-t ka vuajtur gjatë pjesës së parë dhe duhej ndërhyrja e portierit Szczesny për të shmangur golin e avantazhit për vendasit.

Megjithatë, ka gjetur golin e avantazhit me Sami Khedira në mesin e pjesës së parë.

Pas golit, Juve e kishte më të lehtë të kontrollonte ndeshjen dhe shënoi edhe dy gola të tjerë me Cristiano Ronaldo dhe Emre Can.

Me golin e shënuar ndaj Sassuolo-s, Cristiano Ronaldo tashmë ka shënuar 20 gola në të gjithë kompeticionet. Diçka që e ka bërë në 13 sezonet e fundit (1 Juventus,  Real Madrid, 3 Man United).

Me këtë fitore, bardhezinjtë shkojnë në kuotën e 63 pikëve dhe vazhdojnë të marshojnë përpara pa asnjë humbje këtë sezon.

Related posts

“EL CLASICO”/ Barcelona-Real Madrid “mposht” COVID-19, rihapen baret për super sfidën

Delo.autor

MYSILMAN I DEVOTSHËM/ OZIL i shkatërruar nga VDEKJA e fansit të vogël të Arsenalit

Isa.Autor

LIVE U21| Andorrë-Shqipëri, Nis pjesa e dytë. Bushi kryen menjëherë dy ndërrime

Delo.autor

Leave a Comment