Futboll Premier League Sport

Fabregas pranë largimit nga Chelsea/ SUPER KLUBI ITALIAN nis kontaktet për të firmosur me të

E ardhmja e Cesc Fabregas është gjithnjë e më larg Chelsea-t. Sipas mediave britanike, mesfushori katalan nuk është i kënaqur me minutazhin e paktë në këtë fillim sezoni, pasi trajneri Maurizio Sarri preferon benjaminin e tij, Jorginho.

Duke marrë parasysh kontratën që përfundon në qershor, spanjolli po vlerëson seriozisht mundësinë e largimit nga blutë e Londrës. Gjatë merkatos së verës Milani shfaqi interes për 31-vjeçarin, mes palëve kanë nisur bisedimet.

Nuk përjashtohet mundësia që spanjolli të largohet nga “Stamford Bridge” që në janar, sigurisht nëse palët do të vlerësojnë të arsyeshme ndarjen e parakohshme.

Related posts

(FOTO) Njihuni me golashënuesit dhe asistuesit më të mirë në Serie A

Q.Autor

Real Madrid mirëpret ofertën €50mln për të larguar Benzema

Q.Autor

Fino apelon në CAS-in e FIFA-s zgjedhjen e Dukës në FSHF

Q.Autor

Leave a Comment