Futboll La Liga Sport

FENOMENAL/ MESSI shkurton distancat me RONALDON në Champions

Leo Messi, me dopietën e tij kundër Tottenhamit, e ka shkurtuar edhe më distancën me rivalin e vet më të madh në dekadën e fundit, Cristiano Ronaldo. E kemi fjalën për “hendekun” mes të dyve në klasifikimin e golashënuesve më të mirë të historisë së Ligës së Kampionëve, e cila aktualisht kryesohet nga ylli portugez i Juventusit.

Me dy golat e së mërkurës mbrëma në “Wembley”, Leo Messi udhëhoqi Barcelonën drejt fitores dhe u ngjit vetë në kuotën e 105 golave në Champions. Cristiano Ronaldo, nga ana e tij, ishte i pezulluar për këtë “stacion” të garës madhore kontinentale për klubet. Ai ka gjithsej 150 gola në Champions.

Ylli argjentinas, i cili tashmë ka shënuar 5 gola në edicionin e tanishëm të Ligës së Kampionëve, përkundrejt asnjë goli të CR7, nuk ka qenë në gjendje ta fillojë më mirë konkurrencën në fjalë europiane.

Ky është klasifikimi i golashënuesve më të mirë të Champions-it (përfshirë raundin kualifikues):
121 gola: Cristiano Ronaldo (POR, Manchester United, Real Madrid)
105 gola: Lionel Messi (ARG, Barcelona)
71 gola: Raúl González (ESP, Real Madrid)
60 gola: Ruud van Nistelrooy (HOL, PSV Eindhoven, Manchester United, Real Madrid)
59 gola: Andriy Shevchenko (UKR, Dynamo Kiev, AC Milan, Chelsea)

Dhe ky është klasifikimi, pa llogaritur raundin kualifikues:
120 gola: Cristiano Ronaldo (POR, Manchester United, Real Madrid)
105 gola: Lionel Messi (ARG, Barcelona)
71 gola: Raúl González (ESP, Real Madrid, Schalke)
56 gola: Karim Benzema (FRA, Lyon, Real Madrid)
56 gola: Ruud van Nistelrooy (HOL, PSV Eindhoven, Manchester United, Real Madrid)
50 gola: Thierry Henry (FRA, Mónaco, Arsenal, Barcelona)
48 gola: Zlatan Ibrahimović (SUE, Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, Paris Saint-Germain , Manchester United)
48 gola: Andriy Shevchenko (UKR, Dínamo Kiev, Milan, Chelsea)
46 gola: Filippo Inzaghi (ITA, Juventus, Milan)
46 gola: Robert Lewandowski (POL, Dortmund, Bayern Munich)

Related posts

SKANDALI/ Audio kur talenti anglez Foden u kërkon vajzave të shkojnë te hoteli (VIDEO)

Delo.autor

Trajneri portugez i Olimpiakosit i fiksuar me talentin shqiptar, gati ta marrë me vete në fazë përgatitore

Sadik.Autor

“FIRMOS kontratën e re ose të VRAMË”/ ZBULOHET e vërteta e zhdukjes së sulmuesit

Isa.Autor

Leave a Comment