Futboll Premier League Sport

FENOMENAL/ Rekord gjerman në Angli, OZIL: Ky është “SEXY FOOTBALL”

Mesut Ozil pak nga pak ka lënë pas problemet që e shoqëruan gjithë verën, në lidhje me dështimin e kombëtares gjermane dhe polemikat që pasuan, ndërsa tashmë po rigjen nivelin e vet më të mirë tek Arsenali.

Të hënën në mbrëmje Arsenali fitoi 3-1 me përmbysje kundër Leicester-it dhe fantazisti gjerman luajti një rol kyç në arritjen e suksesit, sepse shënoi golin e barazimit dhe dha pasimet finale për golat e Aubameybang, duke merituar çmimin Lojtari i Ndeshjes.

Pas ndeshjes Ozil postoi një mesazh të shkurtër në Twitter, ku dukej qartë lumturia e tij për formën e Arsenalit dhe vetë lojtarit: “Mendoj se luajtëm futboll seksi sonte. Kapiten krenar i kësaj skuadre dhe këtij klubi!”.

Për Ozil goli ndaj Leicesterit ishte historik, sepse është i 30-ti që shënoi në Premier Ligë, duke u bërë shënuesi më i mirë gjerman i të gjitha kohërave në kampionatin anglez, një gol më shumë se Uwe Rösler dhe Jurgen Klinsmann.

Ndërkaq, trajneri i Arsenalit Unai Emery pati elozhe për Ozil, por nga ana tjetër pret edhe më shumë prej tij dhe gjithë ekipit: “Ozil u paraqit shumë mirë. Do të vijojmë të kërkojmë edhe më shumë, nga vetja dhe nga ai. Në skuadër kemi shumë lojtarë që mund të jenë kapitenë, sepse çdo lojtar na ndihmon me cilësitë dhe aftësitë e tij. I kemi përcaktuar qartë rolet dhe e dimë cilët janë kapitenët, por Ozil mund të luajë çdo ndeshje me shiritin në krah, me cilësitë dhe përkushtimin që po tregon”.

Related posts

ÇFARË PO NDODH/ MESSI “transferohet” në Majemi, edhe Anglia mund të…

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Është një nga objektivat kryesorë të klubit, Juventus hidhet në sulm për yllin “Zikaltër”…

Delo.autor

NUK KA HAPËSIRË TEK MILAN/ Talenti “Kuqezi” ikën në Serie B huazim!

Delo.autor

Leave a Comment