Futboll Premier League Sport

KA EDHE KËSHTU/ Titullar te Arsenali: Mesfushori bën tatuazh stemën e një klubi tjetër

Lukas Torreira u transferua në merakton e verës nga Sampdoria drejt Arsenalit për 30 milionë euro. Mesfushori 22-vjeçarë ka arritur të fitojë vendin e titullarit te “topçinjtë”, duke formuar 2-shen para mbrojtjes me Granit Xhakën.

Torreira ka qenë titullar absolut në 4 fitoret e fundit në kampionat, duke u shndërruar në një lojtar të rëndësishëm për Arsenalin.  Uruguajani njihet gjithashtu dhe si një fans i tatuazheve dhe ka disa në trupin e tij.

NINTCHDBPICT000423821044

Ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendjen, është tatuazhi në pulpën e tij të djathtë, teksa dallohet stema e një ekipi. Bëhet fjalë për Institucion Atletika 18 de Julio. Ky është klubi ku Torreira e nisi karrierën, teksa në vitin 2013 u transferua te Peskara, për të bërë më pas hapa galoponte, duke mbërritur te Arsenali.

Mesfushori i është mirënjohës klubit të tij, për shkak edhe një historie tepër prekës. Në moshën 14-vjeçare, Torreira mbeti i pastrehë dhe klubi i Atletika e ndihmoi për t’u strehuar.

Related posts

HAZARD MBYLL SEZONIN PARA KOHE/ Zidane mendon të ndryshojë skemë në El Clasico!

Delo.autor

E ARDHMJA E “JOYTA” NË DILEMË/ Agjenti i Dybala mbërrin në Torino

Delo.autor

Mbrojtësi ka ditëlindjen, kuzhinieri i bën lëmsh moshën tek torta: Unë nuk jam 30 vjeç! (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment