Futboll Shqipëri Sport

KËRKOHEJ NGA PARMA/ Sulmuesi Zeqiri drejt kalimit në Premier League tek klubi…

Sulmuesi shqiptar Andi Zeqiri pritet të jetë lojtari më i ri i ekipit të Premier Ligës angleze Brajton. Futbollisti i Lozanës dhe Zvicrës U21 thuhet se ka arritur akordin me “pulëbardhat” dhe në orët në vijim do të kryejë analizat mjekësore.

Lajmi raportohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Klubi i Serisë A Parma interesohej për 21-vjeçarin e lindur në Zvicër, por këmbëngulja e Brajtonit duket se ka dhënë efektin e duhur.

Sezonin e kaluar Zeqiri realizoi 22 gola, 10 asiste në 37 takime me ekipin e Lozanës. Kujtojmë që Federata e Futbollit të Kosovës po bën përpjekjet maksimale për t’i dhënë Zeqirit fanelën e “Dardanëve”.

Related posts

Formacionet zyrtare: Real Madrid – Athletic Bilbao – starton Ronaldo

Sadik.Autor

Calhanoglu refuzon pagën e ‘majme’ nga Leipzig, dëshiron vetëm Milanin

Q.Autor

ZBULON AMBICIEN E TIJ/ Xavi: Ideja ime është të stërvis Barcelonën, nuk e kam fshehur kurrë

Delo.autor

Leave a Comment