Futboll Sport

FIFA SULMOHET NGA HACKER-AT/ Ekspozohen detaje sensitive

FIFA tha se sistemet e saj të IT, kishin rënë pre’ e hackers-ave më herët këtë vit, por vetëm tani është bërë bilanci i ndërhyrjeve në sisteme.

“Ne dënojmë çdo përpjekje për të kompromentuar integritetin dhe konfidencialitetin që opinioni ka në institucionin tonë. Jemi të shqetësuar nga fakti që një sasi e konsiderueshme informacioni është marrë në mënyrë të paligjshme” tha FIFA në një njoftim për shtyp.

Për momentin nuk janë bërë të ditur dosjet ku ka patur ndërhyrje. Më herët ishte Departamenti Amerikan i drejtësisë dhe FBI që kishin denoncuar sulme kibernetike nga agjenci ushtarake ruse të zbulimit.

FIFA ishte sulmuar nga të njëjtët autorë edhe në vitin 2016, në një skandal që më pas solli dhe publikimin e të dhënave dhe testeve anti-doping, dhe hetimeve të bëra për futbollistë të veçantë.

Related posts

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Itali-Angli në “Wembley”. Rezultati 2-1

Delo.autor

FITORJA NDAJ MALIQIT/ Nevil Dede i bindur: Erzeni, i sigurt drejt Kategorisë Superiore

Delo.autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Lucas Paquetá në janar ishte pranë kalimit te rivalët e…

Delo.autor

Leave a Comment