Futboll Seria A Sport

FITOI BOTËRORIN/ “Luftëtari” i Juventusit shpallet “kampion për paqe” (FOTO)

Kampion i vitit për paqe dhe sport. Ky është vlerësimi i së enjtes mbrëma, në Rhodes, për Blaise Matuidi. Mesfushori i Juventusit u nderua si pjesë e çmimeve vjetore “Paqe dhe Sport” për angazhimin e tij ndaj fondacionit “Les Tremplins Blaise Matuidi”, i cili ka punuar për riintegrimin e të rinjve nga periferitë, që nga viti 2016.

“Ky çmim është një njohje e punës së fondacionit tim me fëmijët, – komentoi francezi. – Ka shumë për të bërë, për ta transmetuar respektin, tolerancën dhe lojën e drejtë, në mënyrë që fëmijët të mund të buzëqeshin përsëri. Shpresojmë t’i frymëzojmë gjeneratat e reja”.

Fondacioni i kampionit të botës me Francën në “Rusia 2018” ndihmon të rinjtë nga rrethinat franceze për t’u integruar në shoqëri.

Related posts

Super ofertë për Sowe, Skënderbeu zihet ngushtë

Sadik.Autor

“SPAIDERMANI NË SAN SIRO”/ Donnarumma ndal “klonin” e Susos me pritjen e vitit (VIDEO)

Isa.Autor

Barcelona, 507 milionë euro në sezon për pagat e futbollistëve

Q.Autor

Leave a Comment