Futboll Premier League

A do të largohet Conte nga Chelsea? Conte: Gjithçka është e mundur

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka thënë se gjithçka mund të ndodhë kur është pyetur nëse ai mund të largohet nga klubi në fund të sezonit.

“Gjithçka është e mundur. Kam edhe një vit në kontratë me këtë klub, por në futboll gjithçka është e mundur”, ka thënë Conte.

Ai ka folur edhe për punën e trajnerit, duke e vlerësuar atë si shumë të vështirë.

“Puna jonë është shumë e vështirë sepse gjithçka mund të ndryshojë shumë shpejt”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, mediat britanike kanë raportuar sot se Chelsea veçse ka nisur kërkimin për ta gjetur zëvendësuesin e Contes, me Massimiliano Allegrin dhe Luis Enriquen si kandidatë të mundshëm.

Related posts

Jose Mourinho është i gatshëm të heqë dorë nga Darmiani për Sandron

Q.Autor

MIRATOHET RREGULLI I I RI/ Përplasja e frikshme me kokë mes Luiz dhe Himenez. Ja kur nis të zbatohet…

Delo.autor

11 METËRSHI I HUMBUR/ Asllani bën “mea culpa”: Penallti e tmerrshme…

F.autor

Leave a Comment