Futboll Shqipëri Sport

TRONDITËSE/ Kanë fituar shumë trofe, skuadra shqiptare i jep LAMTUMIRËN sportit

Në Kosovë ka ndodhur një rast i paprecedentë. Skuadra kampione e futbollit të sallave Fc Feniks ka vendosur të tërhiqet nga ccdo aktivitet sportiv. Klubi e ka publikuar lajmin tronditës në një komunikatë në “Facebook”.

Feniks është ekipi më i suksesshëm në “futsal” në Kosovë, duke fituar 4 kampionate, 6 Kupa dhe 4 Superkupa.

” Dëshpëruese…

Pas analizës të të gjitha detajeve dhe pas disa vitesh pjesëmarrje në futsallin vendor dhe atë ndërkombëtar , duke prezantuar vlerat e sportit dhe paraqitjes njerëzore në çdo hap para syve të të gjithëve, skuadra e Fc Feniks ka vendosur të ndërpres pjesëmarrjen në garat kampionale dhe garave për kupë duke u tërhjekur nga çdo aktivitet sportiv.

Është vendim i dhimbshëm por i menduar gjatë dhe detajisht që sjell deri tek ky hap jo edhe i lehtë për ne, që ndër vite i kontribuam sportit me paraqitje dinjitoze dhe me vlera të sjelljes sportive, duke u renditur tashmë si skuadra më e suksesshme e futsallit kosovar që nga themelimi i saj.

Duke falënderuar mbështetësit e deritanishëm dhe gjithë akterët pjesëmarrës në skuadër, lojtarët e deritanishëm, trajnerët dhe staffin e tyre përcjellës , urojmë që të jemi skuadra e fundit e sportit kosovar që merr një vendim të tillë.

Falënderime të përzemërta për tifozët tanë të veçantë nga qyteti i Drenasit, dhe jo vetëm.

Suksese në vazhdimsi dhe falënderime të gjitha skuadrave rivale që kemi patur deri sot.

Feleminderit Kosovë, UEFA dhe ju dashamirë të sportit, ne shpresë që institucionet shtetërore ta kuptojnë faktin se sporti nuk mbijeton pa ndihmën e tyre.”

Postimi i Fc Feniks

Related posts

SKANDALI/ Dyshimet për trukimin e një kartoni të verdhë, në qendër të hetimeve është…Xhaka

Delo.autor

75 VITE HISTORI/ NBA “pushtohet” nga të huajt, ja skuadrat dhe shtetet që dominojnë

Delo.autor

HUMBET GJITHË SEZONIN/ Guardiola i gëzohet, ylli i Tottenhamit nuk…

Delo.autor

Leave a Comment