Futboll Seria A Sport

FLET CUTRONE/ Jam i uritur gjithmonë për gola, dua të luaj gjithmonë nga fillimi

Patrick Cutrone edhe njëherë ka qenë hero i Milanit.

Sulmuesi i talentuar italian është futur nga banka rezervë në ndeshjen ndaj Olympiacos dhe ka shënuar dy gola në fitoren 3-1 të Milanit.

20-vjeçari pas ndeshjes ka folur në konferencë për shtyp duke thënë se është i uritur gjithmonë për të shënuar.

“Gjithmonë jam i uritur për të shënuar gola, e kam pasur dhe vazhdoj ta kem këtë uri për gol”.

“Ishim në shtëpi dhe na duhej fitorja, për fat të mirë i morëm pikët që i donim”, tha italiani.

Sulmuesi qendror ka thënë se dëshira e tij është të luajë gjithmonë nga fillimi.

“Dua të luajë gjithmonë. Këtë gjë e kam thënë shpeshherë dhe vazhdoj të them. Nuk kam asgjë kundër asnjë lojtari, thjesht dua të luaj nga fillimi”, u shpreh talenti italian.

Për Cutronen dy golat ndaj Olympiacos ishin të parët në Ligën e Evropës për këtë edicion, pasi në ndeshjen ndaj Dudelange nuk u paraqit për shkak të lëndimit.

Related posts

Nga Tirana te Milani, ja 43 rastet kur godet UEFA

Sadik.Autor

SERIE A/ Gattuso: Duhet të kthehemi me çdo kusht në Champions…

Sadik.Autor

PAS FTESËS NGA FLORENTINO PEREZ/ Zidane refuzon stolin tek Real Madridi, ja shkaku

Delo.autor

Leave a Comment