Futboll Sport

MERAKOTJA E ITALIANËVE/ Vjen goditja e parë e Paraticit, është një ish kampion bote

Beppe Marotta dhe Fabio Paratici do të ndahen pas pak ditësh pas një bashkëpunimi intensiv 14-vjeçar. Gjithçka ka filluar në 2004-ën, kur mësuesi ka pritur nxënësin te Samp në rolin e vëzhguesit. Më pas, në 2010-ën, ka ardhur telefonata nga Torino.

Paratici ka marrë fillimisht rolin e përgjegjësit të vëzhguesve, por ka qenë mësuesi i tij që ka kërkuar të bëhej drejtor sportiv. Andrea Agnelli është afruar gjithnjë dhe më shumë me gjuetarin e palodhur të talenteve, që në pak muaj ka lënë mbrapa rivalët edhe falë aftësisë për të folur disa gjuhë (anglisht, frëngjisht, spanjisht dhe portugalisht).

Tani ai ka marrë rolin e mësuesit të tij dhe goditja e parë si drejtor i përgjithshëm i bardhezinjve mund të jetë një ish-kampion bote me Gjermaninë. Juventus, në fakt, siç ka bërë të ditur “Bild”, ka vënë në shënjestër Mats Hummels, qendërmbrojtësi i Bayern Munich, që duket se nuk e konsideron më të paprekshëm. Do të ishte përforcimi i duhur për t’i dhënë pak frymëmarrje dyshes Barzagli-Chiellini.

Related posts

SIPËRMARRËS I SUKSESSHËM/ Ronaldo i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve duke i… mbjellë flokët (FOTO)

Delo.autor

REALIZON EPËRSINË/ Sulmuesi Muriqi shënon golin e barazimit ndaj Sivassporit (VIDEO)

Isa.Autor

JUVENTUS/ Ronaldo mban pezull sulmin bardhezi, Vlahovic e Icardi në listën e Allegrit

F.autor

Leave a Comment