Futboll Seria A Sport

FLET DREJTORI SPORTIV/ Ausilio: Me Icardin, Brozoviç dhe Skriniar pranë rinovimit, Modriç…

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka zbuluar plane për bisedime të reja me Marcelo Brozovic dhe Mauro Icardi për të rinovuar kontratat.

Ausilio pranon se marrëveshjet e reja për mesfushorin kroat dhe sulmuesin argjentinas janë një prioritet për klubin milanez.

Ai ka thënë se drejtuesit kanë qëllim të përmirësojnë kushtet e lojtarëve dhe të blindojnë ata për të ardhmen.

“Ne kemi për qëllim përmirësimin dhe ripërtëritjen e kontratës së Icardit dhe ka bashkëpunim edhe nga ana e tyre”, ka thënë fillimisht Ausilio.

“Duke pasur tre vjet në marrëveshjen e tij të tanishme, është e mundur që ne mund ta zgjidhim atë gjatë ditëve ose muajve të ardhshëm, nuk ka nxitim”.

“Sa për Brozovic, ne jemi në detajet përfundimtare”.

“Po flasim për një kontratë të re edhe me Milan Skriniar”.

Megjithatë, kur u pyetën nëse Luka Modric mund të vinte nga Real Madridi në janar, përgjigja ishte përfundimtare.

“Absolutisht e pamundur”, përfundoi drejtori i Interit.

Related posts

KAMPIONI I BOTËS/ REALI interesohet për futbollistin me vlerë 60 milionë euro…

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Igli Tare nuk ndalet me goditjet, tenton të “rrëmbejë” ish-yllin e Bayern-it…

Delo.autor

PRAPASKENAT PËR ÇËSHTJES “ÇINARI”/ Avokati i Messit mbron Partizanin. “Demat” do të kërkojnë shpërblim kolosal

Delo.autor

Leave a Comment